Nga: Halil Matoshi (2001)
Në televizor u shfaq kryeministri i ngrysur.
– “Vendi ynë demokratik ka disa probleme, por demokracia, ligji dhe shoqëria civile janë prioritete që shtetasit do t’i mbrojnë të pacenuara, dhe…” – shefi i propagandës buzëqeshi vetmevete.
– “Mos rrej…” – foli ndër dhëmbë dhe ndali televizorin.
Në sheshin qendror, të nesërmen, në oazën e blertë, u gjet një qytetar i vrarë para kushedi sa ditësh. Kalimtarët e kishin pandehur për të fjetur. Dhe, akëcili që i ka rastisur të kalojë atypari, në akëcilën kohë, ka vënë re një njeri porsa të fjetur…
“Edhe unë sot kam parë një trup të pajetë!” – i kish pëshpëritur shefi i propagandës mikut të tij të vjetër nga turma kureshtare dhe ishte zhdukur, andej dikah, në një humbëtirë të akëcilët kuart të qytetit, prej nga kurrë nuk është dëgjuar asnjë lajm i vërtetë. Në anën tjetër të rrugës, prapa kontejnerit të plehrave, ishte gjetur edhe një tjetër njeri pa kokë, këtë e vërtetonte një grua që posa kishte ardhur në zyrën e sigurisë publike…
– “Një trup i sakatosur…” – tha ajo dhe iku duke ia zënë frymën klithmës së vet me dorë.
Para sportelit të Ministrisë së Rendit po priste një grua e moshuar.
– “E mjera u – iu drejtua ajo policit të ri, – para njëzet e katër orësh më është zhdukur i vetmi djalë”!? Polici shënoi diç në një notes dhe iku pas alarmit.
Qytetarë të shumtë të guximshëm ishin tubuar që më natë para zyrës qendrore të Qeverisë për të marrë informata se ç’mister po i hante njerëzit!? U hap fjala se një lubi bridhte nëpër qytet natën dhe gëlltiste secilin që…
– “Gjithçka është e mundshme” – flisnin zyrtarët me një qetësi të rrallë.
– “I morën”, – foli shkurt nga trapazani halla Hakë, teze Hoka sikur u bë se nuk e dëgjoi: “I di qeveria këto punë, ë…”!? , – ia ktheu dhe u zhduk pas avlisë.
Ministri i Çështjeve Civile u pa nga miqtë që e njohën tek e shpienin të pranguar në postkomandë. Sa fryheshin fjalët, turma mblidhej e mblidhej. Nga mesdita shefi i propagandës u ballafaqua me turmën me një mirësjellje të habitshme.
– “Diç e pahijeshme ka ndodhur në qytet, do ngjarje të pamira, jeni të bindur Qeveria e ka situatën nën kontroll dhe së shpejti do t’ua japim një kumt. Ca çrregullime të vogla dhe…”
– “Mos rrej, o i gjorë…” – foli vetmevete shefi i…
– “Rrenës nuk i shkon mirësjellja, more zotëri!” – iu drejtua një qytetar i vjetër.
-“Djemtë, ku i kemi?” – klithi një nënë.
-“Bashkëndjejmë me Ju, zonjë! Jeni e bindur!? Edhe Ju zotëri keni të drejtë, ama Ata, ju… vërtet disa armiq të shtetit kanë…, disa terri, dua të them dreqi a i biri, shikoni, të gjithëve, do na hajë…” – fliste krejt i përhumbur shefi i propagandës nga ballkoni i zyrës qeveritare. Nga brenda u dëgjua një krismë arme. Turma vlonte. Nisi të errej. Në fund të rrugës me blirë përanash u duk një gjigant i zi, një hata e hekurt… që gërvishte dheun si dem i tërbuar…
– “Ikni o njerëz, po vjen…” – foli një burrë dhe turma ia dha vrapit. Një grua u rrëzua. Edhe një djalosh… mbetën ca këpucë në rrugë, gazeta të ditës, syza, kapela…
Në ora 20:00, fiks, në ekranin e televizorit u shfaq një gjeneral anonim që po shpallte orën policore nga ora 20:00 deri nesër në 7:00.
– “Elementë antikombëtarë kanë tradhtuar. Më këtë rast kryetradhtari, pra kryeministri ka vrarë veten. Tankset dhe ushtarët tanë trima tashmë janë në shesh. Ndalohet lëvizja në grupe, prej dy a tre vetash e më shumë… Ndalohet…”. Etj.
Shefi i propagandës ndali televizorin. Ushtarakët hynë rrëmbimthi. Miqtë e panë të pranguar tek e shpienin andej kah kuarti i humbëtirës, që kurrë nuk ka sjellur asnjë lajm të mirë…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Princi i zi i politikës: 50 thënie të Makiavelit
Dokument i rrallë për pushtimin e Krujës dhe rënien e Shkodrës

Kënga mesjetare arbërore - “Konstandini i vogëlthi”

Fotografitë ikonike të revistës “Face”

Fati i arbëreshëve në poezinë “Vrull” të Zef Serembes

Banda e grave që kërcënoi Londrën për dekada

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë