Shërbimi sekret serb, BIA me qëllim të njollosjes së kundërshtarëve politikë opozitar të Listës Serbe të zgjedhjeve të 9 shkurtit, përmes inteligjencës artificiale po trillon dezinformata kundër tyre.
Kështu tha Gurakuç Kuçi nga instituti “Octopus”, i cili thotë se procesi zgjedhor i ditës së diele do të jetë i qetë në aspektin e sigurisë, por jo edhe në kuptimin demokratik.
Madje, nga Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, konsiderojnë se BIA serbe mund ta minoj procesin zgjedhor të nesërm edhe me veprime të tjera si blerja e votës, frikësimi i opozitës serbe dhe sjellja e serbëve nga Serbia.
Kuçi për KosovaPress thotë se përmes përdorimit të termit “tradhtar”, po kërcënohen qytetarët serbë në Kosovë dhe po minohet procesi zgjedhor.
“Është duke u bërë përdorimi i inteligjencës artificiale për të prishur integritetin e opozitës, ku opozitës serbe përmes inteligjencës artificiale që BIA serbe po e shfrytëzon është duke krijuar dokumente, video, fotografi dhe histori të ndryshme për opozitën për t’i linçuar sa më shumë ata dhe duke i linçuar në këtë mënyrë ata ngjallin një urrejtje te serbët që të votojnë Listën Serbe.
Pastaj, Lista Serbe dhe Serbia e ka futur termin tradhtar që këdo që nuk voton për Listën Serbe, ai është tradhtar i kombit serb, tradhtar i shtetit të Serbisë dhe me këtë mënyrë ata po e minojnë procesin zgjedhor”, shprehet Kuçi.
Sipas tij, nga shtatori i vitit të kaluar, Serbia dhe Lista Serbe janë përgatitur për infiltrimin në procesi zgjedhor të 9 shkurtit me qëllim të manipulimit të votës së serbëve në Kosovë.
Frikësimet, shantazhi i opozitës serbe, si dhe blerja e votës janë disa nga veprimet që Serbia po i përdorë për të interferuar në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
“Interferimi i tyre në zgjedhjet në Kosovë po ndodh nëpërmjet punëtorëve që shërbejnë në shërbimet shëndetësore dhe atyre që shërbejnë në arsim sepse ata akoma paguhen nga fondet e Serbisë dhe kontrolluara nga institucionet e Serbisë janë duke i shantazhuar që të votojnë Listën Serbe. Pastaj janë duke bërë kërcënimin dhe frikësimin e opozitës në Kosovë.
Ka pasur disa raste, rasti në Graçanicë, Partia e serbëve në Graçanicë është sulmuar atje dhe disa incidente të tjera kundër opozitës në veri të vendit dhe kështu është duke ndodhur blerja e votës. Janë identifikuar qytetarë që nuk kanë nevojë për asistencë sociale, por janë duke shkuar dhe duke dhënë të dhënat e tyre dhe duke i marr paratë e nevojshme për të votuar për Listen Serbe 20 mije dinarë apo 170 euro është një lloj i manipulimit klasik të votës që ndryshe quhet treni bullgar”, theksoi ai.
Kuçi nga Octopus paralajmëron ardhjen e serbëve nga Serbia për të votuar në Kosovë.
“Një minim tjetër që mund të pritet në ditën e zgjedhjeve që mund të minohet procesi me sjelljen e serbëve nga Serbia për të votuar në Kosovë dhe në këtë mënyrë ta prishin epërsinë reale të votës”, thotë Kuçi.
Dita e 9 shkurtit, sipas Kuçit, do të jetë një ditë e qetë në aspektin e sigurisë, por jo edhe demokratik, sidomos për serbët.
“Organet e sigurisë së Kosovës janë duke përcjell me vëmendje dhe nuk është që po lejojnë hapësirë veprimi për BIA-në serbe dhe organet e sigurisë të Serbisë që të veprojnë kundrejt Kosovës. Megjithatë, ata nuk është nuk do të tentojnë të bëjnë veprime të caktuara, por veprimet e tyre janë të kufizuara…duke pas parasysh forcën e institucioneve të sigurisë po ashtu edhe vëmendjen e Bashkimit Evropian së fundi me dërgimin e 100 personave atëherë besoj që do të vazhdoj një ditë e qetë, por megjithatë jo e qetë në kuptimin demokratik, por e qetë në kuptimin e sigurisë. Kur e them jo e qetë në kuptimin demokratik për shkak se do të këta manipulim, blerje ta votës, prurje të votës dhe në këtë mënyrë nuk mund të konsiderohet e qetë demokratik”, tha ai.
E nesër kur qytetarët e Kosovës pritet t’u drejtohen kutive të votimit për të votuar, nuk pritet të ketë ndonjë incident klasik.
“Nuk mund të presim që ta ketë ndonjë incidente klasike të tilla ku mund të ndodh ndonjë lloj shpërthimi, ndonjë bombë apo diçka e tille është shumë e vështirë të ndodh institucionet e sigurisë sidomos perimetrin përreth vendvotimeve e kanë në një masë të madhe të sigurisë”, thotë ai.
Qytetarët e Kosovës, të dielën më 9 shkurt do të votojnë për përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës, si dhe qeverinë e re. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kasami: Tetova është më e pastër, qytetarët të paguajnë faturat për mbeturinat

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët