LAJMI I FUNDIT:

KSI: Nuk ka masa të reja në Maqedoni, sistemi shëndetësor është stabil

KSI: Nuk ka masa të reja në Maqedoni, sistemi shëndetësor është stabil

Edhe pse numri i të infektuarve me coronavirus krahasuar me javën e kaluar është rritur me 79,9 për qind në Maqedoni, nuk do të ketë masa të reja kufizuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Analizat e Komisionit për Mbrojtjen nga Sëmundjet Infektive kanë treguar se pavarësisht se kurba e të infektuarve është në rritje, ende nuk ka rritje të numrit të të shtruarve dhe të vdekurve në Maqedoni.

Anëtarët e Komisionit kanë deklaruar në mbledhjen e rregullt se ka edhe objekte spitalore pa pagesë dhe në klinikat infektive janë shtruar gjithsej 25 persona, ndërsa dy janë në mbështetje të oksigjenit.


Nga Komisioni për Mbrojtjen nga Sëmundjet Infektive thonë se po punohet edhe për riorganizimin e sistemit primarë në pjesët ku është më i prekur dhe thonë se për këtë më hollësisht do të informojnë të hënën kur duhet të takohen sërish.

Gjithashtu, anëtarët diskutuan për mungesën e testeve në institucione, si dhe u dhanë rekomandime për dyfishimin e numrit të testeve në baza ditore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori