")
Please enter at least 3 characters.

​Kryesia e Kuvendit mban mbledhje, në rend dite shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Policinë Ushtarake në FSK

2021/10/kryesia-e-kuvendit-foto-Ridvan-Slivova-6.jpg

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të takohet sot nga ora 11:00 për të diskutuar mbi pikat e papërfunduara nga disa seanca plenare, si dhe përgatitjet për seancën e re plenare.

Në rend dite në mesin e shumë pikave është edhe debati parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend, si dhe vazhdimi i debatit parlamentar për politikën e jashtme.

Gjithashtu në rend dite në mbledhjen e sotme të kryesisë është edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ky është rendi i ditës:VI. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 14, 19 prill dhe 11 maj 2022:7. Debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.I. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,II. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:14. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për vetëqeverisjen lokale,III. Pika e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.IV. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 14 prill 2022:8. Zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,V. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 12 prill 2022:1. Vazhdimi i debatit parlamentar për politikën e jashtme.VI. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 14, 19 prill dhe 11 maj 2022:7. Debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.VII. Përgatitjet për seancë plenare të re të radhës:1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,2. Pyetjet parlamentare,3. Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës,5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Komisionarin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës,6. Zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit.VIII. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave./Telegrafi/