LAJMI I FUNDIT:

Kryeministrja e Finlandës befason përsëri me përzgjedhjen në veshje

Kryeministrja e Finlandës befason përsëri me përzgjedhjen në veshje
(Foto: Instagram/janitaautio)

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, është paraqitur në festivalin muzikor Flow në Helsinki dhe ka mahnitur edhe një herë me veshjen e saj, e shfaqur me një fustan që e ka blerë në një treg për gjëra të lira. Bashkë me të ka pozuar edhe fotografja Janita Autio.

Politikania kishte veshur një fustan deri te gjuri, i zbukuruar me temina dhe i lidhur në bel me një rrip të ngushtë lëkure. Ajo e kompletoi dukjen me çizme të zeza, një çantë të vogël dhe syze dielli.

Publikimi i fotografive me dukjen e saj në festival ka tërhequr menjëherë vëmendjen në rrjetet sociale. Sipas mediave lokale, fustani i kryeministres finlandeze mund të blihet online për një çmim shumë të lirë.


Kryeministrja më e re në historinë e Finlandës ka tërhequr më parë vëmendje përtej ngjarjeve politike.
Ajo më parë ka mahnitur shumë njerëz duke u shfaqur si rokere në Festivalin Ruisrock, i cili zhvillohet çdo vit në ishullin Ruissalo në Turku të Finlandës.

Me atë rast kishte veshur pantallona të shkurtra, bluzë, xhaketë lëkure dhe çizme.

Falë veshjeve të saj, jotipike për politikanët, ajo u shpall në rrjetet sociale si “kryetarja qeveritare më ‘cool’ në Evropë”. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Ruisrock (@ruisrock)