LAJMI I FUNDIT:

KRU ‘Prishtina’: Uji është i pijshëm, shfrytëzojeni në mënyrë racionale

KRU ‘Prishtina’: Uji është i pijshëm, shfrytëzojeni në mënyrë racionale
Foto: Arkiv

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se pas reshjeve të shiut gjatë ditëve të fundit, uji vazhdon të mbetet i pijshëm.

Sipas kompanisë, për shkak të ngadalësimit të procesit për trajtimin e ujit, është zvogëluar kapaciteti prodhues.

“Duke pasur parasysh shqetësimet e ngritura për cilësinë e ujit për pije, si rezultat i reshjeve të dendura të shiut, IKSHPK/QU ka sforcuar monitorim e cilësisë së ujit për pije, gjatë kësaj periudhe. Bazuar në rezultatet nga matjet e kryera deri më tash cilësia e ujit për pije është brenda standardeve të parapara me UA 16/2012 – Cilësia e ujit për konsum nga njeriu. Vlera e shtuar e turbullirës ndikon në procesin e ngadalësimit të trajtimit të ujit dhe rrjedhimisht zvogëlimin e kapacitetit prodhues (zvogëlim i sasisë së ujit të përpunuar), andaj kompanitë për arsye të pamundësisë së prodhimit me kapacitet të plotë janë të detyruar të aplikojnë restrikcione/reduktime me orar të caktuar”, thuhet në njoftimin e kompanisë.


KRU “Prishtina” apelon që uji i pijshëm të shfrytëzohet në mënyrë racionale.

“Në këtë situatë, qytetarët duke dashur që të kenë furnizim 24 orë me ujë detyrohen të gjejnë alternativa për furnizim nga burimet tjera të ujit. Bunarët / puset janë të pa mbrojtura, të pa menaxhuara dhe me rrezik të lartë për kontaminim. Andaj, luten qytetarët të kenë kujdes në shfrytëzimin racional të ujit dhe kursimin e tij si dhe në maksimum të kenë kujdes me shfrytëzimin dhe futjen e ujit në rrjet nga bunarët / puset, për arsye se cilësia e ujit në këto resurse është jo e sigurt e posaçërisht për shkak të turbullirës. Futja e këtij ujit do të ndikoj në ndotjen e rrjetit dhe do të reflektoj në cilësi”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
Tarifat eventuale të SHBA-së për mallrat e BE-së mund t’i prekin eksportet e Kosovës

Tarifat eventuale të SHBA-së për mallrat e BE-së mund t’i prekin eksportet e Kosovës

Ekonomi
Kalo në kategori