Restoranti i ushqimeve japoneze në Mançester të Anglisë, e ka publikuar një video ku tregon mënyrën e përgatitjes së peshkut për specialitetin sushi. Por, shikuesit e kanë kritikuar për formën mizore të keqtrajtimit të krijesës, derisa është ende gjallë, transmeton Telegrafi.
Filmimi i postuar më poshtë tregon si i bëhet prerja në shpinë, si i i këputet bishti dhe pastaj paralizohet përmes një teli të gjatë, gjë që është konsideruar si rrëqethëse për ta shikuar.
“Pse të mos mbytet menjëherë dhe pastaj të pastrohet për ushqim, kjo formë është e tepërt për ta shikuar”, është një koment lidhur me rastin.
Madje, shumë njerëz kanë thënë se më nuk do të konsumojnë sushi, vetëm pse peshqit kanë kaluar nëpër këtë procedurë të vështirë. /Telegrafi/