Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi, në një konferencë për medie sot, ka folur për vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas Krasniqit, kryeministrat e mëhershëm dhe presidentët nuk kanë realizuar vizita të tilla në SHBA duke mos takuar zyrtarë të nivelit të lartë shtetëror të departamentit amerikan.
“Ju jeni qe një kohë të gjatë gazetarë të gjithë mbani në mend keni parë kryeministra edhe më hershëm edhe president të Kosovës që kanë qenë në SHBA, por asnjë prej tyre nuk ka qenë në ekskursion siç ka qenë kryeministri Kurti kjo vizitë nuk ka qenë vizitë zyrtare ka qenë më shumë e karakterit privat.
Neve i gëzohemi faktit që udhëheqësit e Kosovës takohen me zyrtarë të lartë, por takimet e nivelit meritor nuk ka pasur, takime me këshilltarë kanë ekzistuar edhe më herët, por kryeministri duhet të shkojë brenda Shtëpisë së Bardhë të hyjë në Shtëpinë e Bardhë dhe të takojë zyrtarët më të lartë nëse jo presidentin, atëherë zëvendëspresidenten”, tha ai.
Ai nuk ka qenë as në Departament për ta takuar sekretarin e Shtetit, ndërsa kjo sipas tij nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në Kosovë.
“Është për keqardhje se nuk kemi të bëjmë këtu më me Albin Kurtin si individ, por kemi të bëjmë me kryeministrin e Kosovës që e përfaqëson vendin tonë”, tha Krasniqi.
Kreu i PDK-së ka folur edhe për vizitat të cilat i ka bërë një ditë më parë në familjet e tashmë të dënuarve nga Gjykata Speciale Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, sipas tij ata po mbahen atje për të drejtën e lirisë dhe historisë së UÇK-së.
“Kam vizituar edhe familjet Gucati dhe Haradinaj. Në këtë moment ata e meritojnë solidaritetin tonë të plotë, sepse, sot para Gjykatës së Hagës nuk janë individët, por është e drejta jonë historike dhe historia e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, deklaroi Krasniqi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

LSM: Paga minimale duhet të jetë 500 euro, të përmirësohet standardi i jetesës së qytetarëve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Fetai: Jemi në fazën përfundimtare të propozim ligjit për përfaqësim të drejtë

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Votat me postë, mbesin për t’u numëruar edhe më pak se 100 kuti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Lojtari më i dobët në histori" - tifozët e Real Madridit 'kryqëzojnë' yllin e skuadrës

"Fundi i NATO-s nuk është larg", paralajmëron admirali amerikan

Kush fitoi e kush humbi mandatin në Kuvend, legjislatura e nëntë pritet të jetë më efektive

Zv/ministri i Drejtësisë tregon se çfarë ndodhë nëse Kurti nuk shkon të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Mësohet përmbajtja e zarfit të zi për Gjestin: Ai nuk do të mund ta ditojë çmimin e plotë të Big Brother VIP Albania

Publikohen pamjet e plota: Çfarë bëri Gjesti pas arratisjes nga muri dhe si u rrethua nga rojet e sigurisë