Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, tha se partia e tij nuk ka ndonjë ofertë serioze për t’u bërë pjesë e koalicionit. Ai gjithashtu tha se në demokraci parlamentare koalicionet nuk bëhen ndërmjet dy partive më të mëdha, por bëhen në mes partisë më të madhe që i ka fituar zgjedhjet dhe partisë së tretë apo të katërt.
Krasniqi tha se janë përcaktuar që të jenë pjesë e Kuvendit, si pjesë opozitare.
Ai pati kritika për KQZ-në lidhur me administrimin e zgjedhjeve.
“Sovrani e ka kryer punën e vet më së miri, por si duket administrimi i këtyre zgjedhjeve nuk ka qenë më i miri i mundshëm dhe u krijua pastaj bindja se Nisma po hyn apo jo në Kuvend. Kjo me një vendim të gabueshëm të KQZ-së, i cili i dha rezultatet për deputetë që në fakt certifikimi do të duhej të bëhej pasi të mbyllen të gjitha kërkesat dhe ankesat që ekzistojnë, tek pastaj të jepet rezultati zgjedhor dhe në bazë të kësaj disa parti menduan që Nisma nuk po hynë në Kuvend dhe nuk pat ndonjë interesim të partive që mendonin se po e bëjnë koalicionin që të komunikojnë përveç atyre dy partive edhe me ndonjë parti tjetër në këtë rast me Nismës. Kjo nuk ndodhi, dhe mund të them se nuk kemi ndonjë ofertë serioze për t’u bërë pjesë e koalicionit. Ne jemi përcaktuar si Nismë që të jemi pjesë e Kuvendit, por pjesë opozitare e Kuvendit”, tha Krasniqi për Ekonomia Online.
Megjithëse thotë se VV-ja dhe LDK-ja janë dy partitë më të mëdha që dolën fituese në zgjedhje, sipas tij kjo në botën demokratike nuk ndodh që dy partitë fituese që dalin të parat të formojnë Qeverinë.
Krasniqi tha se në demokraci parlamentare koalicionet nuk bëhen ndërmjet dy partive më të mëdha, por bëhen në mes partisë më të madhe që i ka fituar zgjedhjet dhe partisë së tretë apo të katërt.
“VV-ja dhe LDK-ja janë dy partitë më të mëdha që kanë dalë nga zgjedhjet, mund të themi se janë partitë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit të 2019-tes, zakonisht në botën demokratike, në demokraci parlamentare koalicionet nuk bëhen ndërmjet dy partive më të mëdha, por bëhen në mes partisë më të madhe që i ka fituar zgjedhjet dhe partisë së tretë apo të katërt, por jo me të dytën. Zakonisht partia e dytë është opozitë. Megjithatë në këtë rrafsh për shkak të komunikimit të deritashëm është gati e pamundshme që koalicioni të bëhet ndërmjet partisë së parë dhe të partisë të tretë apo tjerave kështu që është orientimi që të bëhet ndërmjet dy partive më të mëdha fituese, ata i kanë disa pengesa, të shikohej realisht pas një jave të certifikimit të këtyre zgjedhjeve është dashur të arrihej marrëveshja për qeverisje”, tha Krasniqi.
Ai ka treguar se në bazë të Kushtetutës partisë së parë që del fituese në zgjedhje i takon pozita e kryetarit të Kuvendit ndërkaq për pozitën e Kryeministrit tha se jo gjithherë është e përcaktuar ngase ka pasë raste kur këtë pozitë e ka marrë një parti tjetër në koalicion me partinë fituese.
“Nuk duhet të paragjykojmë, ata numrat i kanë me komunitetet pakicë mund ta formojnë Qeverinë dhe tash varet se çfarë politika ata do të vendosin të zbatojnë, sa janë të dakorduar që ato politika t’i vejnë në ekzekutiv”, tha Krasniqi.
Sa i përket takimit të anëtarit të Vetëvendosjes, Xhelal Sveqla me Drejtorin i ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, tha se fotografia nuk do të duhej të bëhej lajm, por biseda dhe rezultatet e takimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri