Jemi mësuar ta shohim Dafina Zeqirin në versione nga më të ndryshmet sa i përket dukjes dhe stilit që zgjedh.

Këngëtarja guxon të eksperimentojë me pamjen e saj qoftë për projektet që i lanson, apo për dëshirën e saj.


Modelet e ndryshme të flokëve deri në ato më ekstravagantet dhe përzgjedhjet e veçanta në veshje kanë bërë që Dafina të mahnitë sa herë që shfaqet në fotosesione, videoklipe apo evenimente të ndryshme.

dafina 3 (Foto: Instagram/dafina.zeqiri)

Në një set të ri, këngëtarja duket e mrekullueshme me fustan të bardhë, ndërsa disa prej fotografive i ka shpërndarë në Instagram, ku numëron mbi 1.6 milion ndjekës.

dafina 2 (Foto: Instagram/dafina.zeqiri)

Kurse në InstaStory e ka shpërndarë një fotografi me një pallto të gjatë, derisa nën të ka të veshura vetëm të brendshme. /Telegrafi/

dafina 4 e1606313752598 (Foto: Instagram/dafina.zeqiri)