Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se pas përfundimit të votimeve, i gjithë angazhimi i tyre është i përqendruar në shpalljen e rezultateve përfundimtare.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencë për media bëri të ditur se sot ka nisur numërimi i votave për kandidatë edhe në 14 komuna.
“Procesin e numërimit të votave për deputetë dhe verifikimin e votave të subjekteve politike, e kemi filluar gjatë ditës së martë, në qendrat komunale të numërimit në komunat Prishtinë, Lipjan, Obiliq dhe Partesh. Gjatë ditës së sotme, e mërkurë në orën 16:00 është planifikuar të filloj procesi i numërimit në qendrat komunale të numërimit në komunat Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Skënderaj, Shtërpcë, Viti Ranillug, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut”, ka thënë Elezi, duke shtuar se në orën 13:00 procesi i numërimit ka nisur në Han të Elezit.
Ai ka sqaruar më tej se krahas numërimit të votave të kandidatëve, do të bëhet edhe verifikimi i votave të subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime.
“Në Qendrat Komunale të Numërimit, përveç procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, do të bëhet verifikimi i votave të subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të votave për subjektet politike. Ky verifikim është paraparë me aktet nënligjore që janë miratuar nga KQZ qysh para shpalljes së datës së zgjedhjeve dhe sigurisht se kjo do të heq të gjitha dilemat që janë krijuar gjatë problemeve në publikimin e rezultateve preliminare për subjektet politike”, tha Elezi.
KQZ-ja ka ripërsëritur se integriteti i votës nuk është i cenuar dhe se pavarësisht vonesave që janë shkaktuar si pasojë e problemeve me platformën elektronike, rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet e 9 shkurtit “do të jenë të sakta”.
Sa i përket çështjes se sa merr kohë numërimi i një kutie të votimit, Elezi ka sqaruar se kjo lidhet direkt me pjesëmarrjen e votuesve në një vendvotim.
“Pra vendvotimet që kanë pjesëmarrje më të lartë normalisht që marrin kohë më shumë, duke shtuar se votuesit kanë mundur të përzgjedhin deri në 10 kandidatë. Se sa do të marr kohë numërimi i vendvotimeve në një Qendër Komunale të Numërimit është vështirë të përcaktohet ndonjë afat kohor, por zakonisht në rrethana të tilla një tavolinë numërimi mund të bëjë numrin e dy kutive brenda dite nëse kemi një pjesëmarrje relativisht mesatare të votuesve në zgjedhje, kur pjesëmarrja është më e lartë atëherë duhet më shumë kohë”, tha Elezi.
Ai tutje shtoi se pas përfundimit të numërimit në qendrat komunale të numërimit, është faza tjetër e procesit që është numërimi i votave me kusht, personave me nevoja të veçanta dhe votat nga votimi jashtë Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

OBRM-PDUKM: Paraburgimi i Jahoskit është fitore për drejtësinë dhe vendim i pritshëm

“A do ta respektoni ligjin që e keni hartuar vetë”, “Mos i ngatërro gjërat, shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara” përplasje mes Bajramit dhe Haxhiut

LSDM: 240 mijë euro tenderë nga Manastiri për Pucko Petrol, furnizuesin e preferuar të OBRM-PDUKM-së

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Ora dore, unazë e para të gatshme - vjedhje e rëndë në Zllatar të Prishtinës

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

A ja vlejti Ligji i ri për zgjedhjet e përgjithshme?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës