LAJMI I FUNDIT:

Kosova po mbushet me vetura të vjetra (Video)

Kosova po mbushet me vetura të vjetra (Video)

Rrugët e Kosovës po vazhdojnë të mbushen me automjete të importuara, që viti i prodhimi të tyre shkon deri në 12 vjet të vjetra, nga të cilat buxheti i vendit po mbushet më lehtë me para.

Qasja e tillë vetëm sa e ka rritur ndotjen e ambientit si dhe rrezikun e vozitjes. Në vetëm tetë muajt e parë të këtij viti, numri i veturave të importuara ishte 11.547 apo mbi 1.600 vetura më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Pjesa dërrmuese e veturave janë të prodhuesve gjermanë, një trend që po vazhdon të përcillet vit pas viti.


Rritja më e madhe e importimit të tyre është gjatë tre muajve të fundit, kur në vend vijnë numër i madh i mërgimtarëve, një pjesë e të cilëve i lënë veturat e tyre për përdorim në Kosovë.

Një rritje e lehtë është vërejtur edhe te veturat e reja të importuara, përcjell kohoa.net. Për të njëjtën periudhë janë importuar vetëm 173 vetura të reja më shumë se periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, të cilat i kanë sjellë të hyra buxhetit të vendit 3 milionë euro.

Vendimi i prillit të këtij viti nga qeveria për lejimin e importit të veturave edhe mbi 12 vjet të vjetra shkaktoi kundërshtime të mëdha, sidomos te mbrojtësit e ambientit për faktin se në Kosovë ka një numër të madh të veturave që janë të vjetra dhe që ndotin në masë të madhe ambientin dhe me këtë veprim vetëm sa është rritur dëmi ndaj ambientit.