Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, përcolli fushatën e korrje-shirjeve, që ka filluar para disa javësh në Kosovë.
Të dielën, kryeministri Mustafa dhe ministri Krasniqi, kanë vizituar parcelat ndërmjet fshatrave Hallaq i Madh dhe Rufc i Ri të Komunës së Lipjanit, ku kanë monitoruar nga afër korrje-shirjet në këtë rajon.
Kryeministri Isa Mustafa, para gazetarëve të pranishëm shprehu përkrahjen e mëtutjeshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës për prodhimtarinë primare bujqësore.
“Kemi arritur që afër 50 për qind të korrjeve t’i përfundojmë deri më tani. Është punuar mjaft shumë. Janë rendimente të cilat në vise tjera nuk janë aq të pritura dhe aq të dëshiruara, mirëpo për fat të mirë këtu në Komunën e Lipjanit rendimentet janë mjaft të larta. Në këto parcela ku jemi, arrijnë deri në 5-6 mijë kilogramë për hektarë, që është rendiment shumë i lartë”, tha kryeministri Isa Mustafa.
Duke vlerësuar punën e madhe që është bërë nga Ministria e Bujqësisë këtë verë, edhe në subvencionimin e prodhuesve bujqësorë, kryeministri tha se në Kosovë janë rreth 84 mijë hektarë të mbjella me grurë dhe se rreth 44 mijë hektarë janë të mbuluara me subvencione, që është një kontribut shumë i madh.
Kryeministri po ashtu bëri të ditur se këtë vit janë shpërndarë subvencione në vlerë rreth 6 milionë e gjysmë vetëm për grurë, ndërsa në përgjithësi për bujqësi janë dhënë subvencione në vlerë 23 milionë ndërkaq grande edhe 20 milionë të tjera.
“Është një përkujdesje shumë e madhe e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për prodhimtarinë primare bujqësore. Ne dëshirojmë që edhe më tutje të nxisim prodhimtarinë, dëshirojmë që edhe më tutje të përpunojmë produktet bujqësore, dhe të arrijmë që të zëvendësojmë për aq sa është e mundur importin me prodhimtarinë bujqësore dhe atë ushqimore vendore”, tha kryeministri Mustafa.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi shprehu kënaqësinë që së bashku me kryeministrin dhe kryetarin e Komunës po shohin nga afër korrje-shirjet.
“Kjo fushatë, siç tha edhe kryeministri, ka filluar para gati dy javësh dhe besojmë që në 10-12 ditët e ardhshme do të përfundoj. Ajo që vlen të theksohet është se rendimenti mesatar nuk është në nivelin që ne do të dëshironim, por megjithatë është në nivelin e viteve të kaluara. Realisht, pritet që të kemi një rendiment në mes 3.5 deri në 4 tonë për hektarë. Këtë do ta dimë përfundimisht pasi që të përfundoj i gjithë procesi. Më vjen mirë që komunat si Lipjani po e përmirësojnë këtë mesatare. Realisht, ne sipas kalkulimeve tona, besojmë se do të arrijmë këtë vit që të kemi rreth 75-80 për qind të konsumit të mbuluar. Nevojat e Kosovës, sipas vlerësimeve që i bënë dhe Organizata Ndërkombëtare e Ushqimit dhe Bujqësisë, janë rreth 400 mijë tonë, ndërsa ne këtë vit besoj që arrijmë së paku 300 mijë tonë ta kemi prodhimtarinë. Do të thotë ende nuk mund ta mbulojmë 100 për qind, për këtë duhet që të ketë edhe 25 mijë hektarë shtesë me kultivim të grurit, por besojmë që siç ka qenë trendi i rritjes nga viti në vit për shtimin e tokës bujqësore, për kultivimin jo vetëm të grurit, por edhe të kulturave tjera, kjo do të rritet edhe në të ardhmen”, tha ministri Krasniqi.
Ministri po ashtu theksoi se politikat e Qeverisë kanë ndikuar drejtpërdrejt dhe se këtë vit është rritur përsëri masa e subvencioneve.
“Derisa vitin e kaluar, hektari i grurit është subvencionuar me 125 euro, këtë vit subvencionohet me 150 euro. Kemi filluar me subvencionimin edhe për kultura tjera, dhe gjithsesi që do të vazhdojmë me këtë trend, meqenëse kjo ka ndikuar drejtpërdrejt tek rritja e prodhimtarisë, zëvendësimi i importit, zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik por edhe tek krijimi i vendeve të punës. Andaj, çdo sukses i bujqësisë kosovare, i fermerëve tonë, është stimulim shtesë për neve si Qeveri, dhe për Ministrinë tonë në veçanti, që të vazhdojmë me fuqizimin dhe avancimin e politikave tona në sektorin e bujqësisë”, theksoi ministri Memli Krasniqi.
Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti falënderoi kryeministrin Mustafa dhe ministrin Krasniqi për mbështetjen, duke shprehur besimin se kjo do ta fuqizoj edhe më tutje sektorin e bujqësisë.
Fermeri Mustafë Gashi, bëri të ditur se ai ka mbjellë 32 hektarë tokë dhe se mesatarja për hektarë sivjet është rreth 5–6 mijë kilogramë, duke shprehur mirënjohje për subvencionimet që i janë dhënë nga Ministria e Bujqësisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një delegacion i BQK-së viziton Maltën, guvernatorët e dy vendeve ndajnë përvojat rreth qëndrueshmërisë së sistemit financiar
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke
Grupi NLB dhuron një milion euro për eliminimin e pasojave të përmbytjeve shkatërruese në Bosnje dhe Hercegovinë
Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!
Nesër mbledhja e CEFTA-s, Kosova me fusnotë përfaqësohet nga MINT, synohen lehtësira për tregti të lirë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Haradinaj: Bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me Listën Serbe, por për Kurtin kryeministër nuk bëjmë koalicion
Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll
Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo liderin e Hamasit
Historia e errët e vëllezërve Menendez - çfarë dihet për rastin që po bën bujë në internet pas serialit të Netflix?
Man United ka vendimin për të ardhmen e Ten Hag
Përplasje me Netanyahu? Pentagoni thotë se ministri izraelit i mbrojtjes ka shtyrë vizitën në Uashington