Kosova e ka mbajtur stërvitjen e fundit në Durrës në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e fundit të edicionit të sivjetmë të Ligës së Kombeve, kundër Sllovenisë dhe Moldavisë në kuadër të Ligës C.

Në seancën e sotme, e cila u zhvillua në stadiumin “Niko Dovana” ekipit iu bashkua Valon Berisha, i cili mungoi në miqësoren kundër Shqipërisë, derisa për shkak të një shqetësimi muskulor në stërvitje mungoi Bersant Celina.


Edhe në stërvitjen e sotme Dardanët ishin maksimalisht të përkushtuar, teksa vërehet dëshirë e madhe për t’u rikthyer tek rezultatet pozitive, thuhet në njoftimin e FFK-së.

stervitja ndovana1

Ekspedita e Kosovës nesër në mëngjes do të udhëtojë në Lubjanë, ku do të mbajë stërvitjen e fundit para përballjes me Slloveninë.

stervitja ndovana2

Në këtë udhëtim do të mungojë përzgjedhësi Bernard Challandes që ka rezultuar pozitiv me COVID-19./ Telegrafi/

stervitja ndovana3

stervitja ndovana4

stervitja ndovana5

stervitja ndovana6

stervitja ndovana7

telegrafi sport app