Kosova Finance Forum 2025: Dy ditë dialog dhe vizion për të ardhmen ekonomike

Më 19 dhe 20 maj mbahet edicioni i parë i Kosova Finance Forum, një ngjarje kyçe për zhvillimin ekonomik dhe financiar të vendit.
Forumi fillon me një pritje zyrtare, ku përveç fjalës hyrëse nga Drejtori Ekzekutiv i Kosova Business Forum, Astrit Panxha, në të njëjtën mbrëmje, lansohet zyrtarisht edhe revista e re ekonomike “Kapitali”, e cila synon të bëhet zë i mendimit të pavarur ekonomik në vend dhe në rajon.
Më pas, me 20 maj zhvillohet programi i plotë i forumit, me fjalime hyrëse nga Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, Menaxheri i IFC-së për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Visar Perani, dhe Drejtori Ekzekutiv i Kosova Business Forum, Astrit Panxha.
Gjatë ditës, diskutimet do të organizohen në panele tematike që trajtojnë çështje si stabiliteti financiar, sfidat për Bankat Qendrore dhe bashkëpunimi rajonal, ndikimi i tarifave tregtare në Ballkanin Perëndimor, roli i mikrofinancës në transformimin ekonomik dhe digjital të Kosovës.
Gjithashtu, një nga panelet do të fokusohet në ndërtimin e një të ardhme financiare të qëndrueshme.
Në kuadër të forumit do të organizohen edhe workshop-e të dedikuara raportimit financiar, rregulloreve të reja të BE-së (CBAM), sigurisë kibernetike dhe teknologjisë digjitale, siç është Degjitalizimi dhe Inteligjenca Artificiale (AI) në sektorin financiar.
Andaj, për këtë Kosova Finance Forum sjell në Prishtinë folës dhe ekspertë të njohur nga sektori financiar vendor dhe ndërkombëtar.
Në anën tjetër, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të ndjekin dhjetë prezantime mbi tema të tilla si ekonomia e gjelbër, fondet investuese, euroja digjitale dhe roli i fondeve të investimeve në ekonomi: Fondi Sovran kundrejt Fondit Privat.
Disa nga folësit e këtyre temave janë: Jose de Barreda (IFC), Arben Malaj, Besfort Shala (Bundesbank) Gem Maloku (NLB), Xhulio Shyti, Endrit Çela, Kristian Kabashi (Numarics), Damien Sorrell (EIB), Argjira Kadrijaj Dushi (BPB) , si dhe emra të njohur nga Shqipëria dhe Kosova si, Alban Hashani, Artan Sadiku, Florin Aliu dhe Nora Arifi (KCGF) etj.
Ky edicion, synon të ofrojë ide konkrete për forcimin e sektorit financiar dhe promovimin e zgjidhjeve digjitale në tregun e Ballkanit.
Edicioni i Kosova Finance Forum, këtë vit mbështetet nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) si partner institucional, nga IFC si sponsor institucional dhe nga NLB Banka si sponsor gjeneral. Ndërkaq, gold sponsor i forumit është Fundway/ Scardian.
Partner institucional
Sponsor institucional
Sponsor gjeneral
Gold sponsor
Ndërkaq, të gjithë që dëshironi të bëheni pjesë e Kosova Finance Forum, mund të siguroni biletën tuaj përmes këtij LINKU






































