Kosova dhe Bullgaria do të nënshkruajnë shumë shpejt marrëveshje bashkëpunimi në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, përmes së cilës do të thellohet bashkëpunimi mes dy vendeve në shkëmbimin e përvojave në politikat bujqësore. Për këtë janë dakorduar sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi dhe Ministrja e Bujqësisë dhe Ushqimit e Bullgarisë, Desislava Taneva.
Ministri Krasniqi duke falënderuar ministren Taneva për pritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim, theksoi se të dy vendet, Kosova dhe Bullgaria kanë shumë nënsektorë të bujqësisë, ku mund të bashkëpunojnë, por më me rëndësi përmendi ai, është që të krijohen ura lidhëse mes agrobizneseve nga të dyja vendet. Në dy vitet e fundit eksporti i produkteve bujqësore kosovare për në Bullgari është rritur, por ministri shtoi se ky eksport duhet të vazhdojë të rritet dhe të ketë shkëmbime tregtare për shumë produkte që janë unike për secilin vend.
“Ne kemi një potencial të madh, dhe tashmë jemi fokusuar në sektorin e pemëve, perimeve, qumështit dhe mishit. Janë hapur tashmë shumë fabrika përpunimi për shumë fusha. Kemi po ashtu një potencial të madh në verëtari dhe këto besoj mund të ishin një interes i mirë për tregtarët bullgarë”, theksoi ministri Krasniqi, teksa ka vlerësuar se përvoja bullgare në shumë procese që lidhen me bujqësinë do të jenë mjaft ndihmuese për Kosovën.
“Konsolidimi i shërbimeve këshillimore dhe procesi i akreditimit të Agjencisë sonë të Pagesave janë një prioritet i yni dhe që do ta ndihmonin jashtëzakonisht bujqësinë në Kosovë. Dhe padyshim përvojat tuaja në këtë drejtim me reformat që keni ndjekur do të shërbenin si një shembull i mirë edhe për Kosovën”, theksoi ministri Krasniqi. Ministri e ka njoftuar në detaje ministren Taneva për gjendjen e bujqësisë në Kosovë dhe impaktin që ajo ka në ekonominë dhe punësimin në vend.
Nga ana e saj, ministrja Taneva shprehi gatishmërinë për të fuqizuar bashkëpunimin dhe për të parë mundësitë e rritjes së volumit tregtar mes dy vendeve. Ajo foli për zhvillimet që Bullgaria ka pasur në bujqësi dhe shprehi gatishmërinë që këto përvoja t’i ofrohen Kosovës, veçanërisht në procesin e integrimit evropian. Ministri Krasniqi dhe ministrja Tanevau pajtuan që të kenë komunikim të vazhdueshëm në të ardhmen, për të konkretizuar marrëveshjen e bashkëpunimit si dhe për vizitën e ministres bullgare në Prishtinë, në të ardhmen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare