Kontrolle policore në rajonin e Pollogut, zbulohen valltare ilegale në klube nate

Gjatë një aksioni kontrollues të SPB Tetovë për zbulim të personave me qëndrim ilegal dhe punë në tre objekte hotelierike në Sedllarcë të Epërme të Tetovës dhe Raven të Gostivarit janë arrestuar dy shtetase shqiptare dhe një serbe, të cilat do të deportohen, ndërsa katër shtetaseve nga Shqipëria u është shqiptuar gjobë prej 400 euro dhe janë dëbuar nga shteti.
Ministria e Punëve të Brendshme sot njoftoi se gjatë kontrollit në objektin hotelierike në Sedllarcë të Epërme të Tetovës, pronësi e B.Ll. (48) nga Tetova, krahas dy shtetaseve shqiptare të cilat e kanë keqpërdorur qëndrimin turistik në vend janë kapur edhe pesë shtetase maqedonase. Të gjithë kanë qenë valltare në objektin hotelierik. Dy shtetaset shqiptare janë arrestuar në Stacionin policor Tetovë, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të dorëzohet parashtresë adekuate dhe do të deportohen në vendin e tyre amë.
Në objektin hotelierik në Tetovë në pronësi të B.M. (36), janë kapur pesë persona, prej të cilëve shtetaset e Shqipërisë dhe një shtetase maqedonase. Kundër shtetaseve të huaja janë dorëzuar kërkesa për procedurë kundërvajtëse, me ç’rast nga ana e Gjykatës Themelore u është shqiptuar gjobë në vlerë prej nga 400 euro dhe masë dëbim nga Republika e Maqedonisë me ndalesë për hyrje prej një viti.
Në kontrollin, madje, në objektin hotelierik në Raven pronësi e J.A., janë kapur dy shtetase të huaja, një nga Shqipëria dhe një nga Serbia, dhe pesë shtetase maqedonase. Shtetaset e huaja janë arrestuar në Stacionin policor Gostivar, për shkak të qëndrimit të paparaqitur dhe keqpërdorim të qëndrimit turistik në RM dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të dorëzohet parashtresë adekuate dhe do të deportohen në shtetet e tyre amë, informojnë nga MPB-ja./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

LSM kërkon rritjen e pagës minimale, Mickoski: Paratë për kontribute shtesë që do t’i paguante Qeveria nuk janë paraparë në buxhet

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi