LAJMI I FUNDIT:

Konjufca të enjten takon sindikalistët: Arsimi, shëndetësia e policia kërkojnë buxhet të ri

Konjufca të enjten takon sindikalistët: Arsimi, shëndetësia e policia kërkojnë buxhet të ri

Kryeparlamentari Glauk Konjufca i është përgjigjur pozitivisht ftesës për takim urgjent nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, së bashku me Federatën Sindikale të Shëndetësisë dhe Sindikatën e Policisë. Ndërkohë që nga Zyra e Kryeministrit dhe Avokatit të Popullit ku poashtu u drejtua ftesa nuk ka përgjigje.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka pranuar ftesën për takim urgjent nga sindikalistët lidhur me procedurat e përshpejtimit të Projektligjit për buxhetin 2020.
Këtë e ka konfirmuar Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla.

“Deri tani kemi marrë konfirmimin nga kryetari i Parlamentit të Kosovës për një takim ditën e nesërme në ora 12:00. Takimi do të jetë në zyre të tij për çka edhe e falënderoj. Do të marrim vesh nga dora e parë se a dëshirojmë të evitojmë këtë krizë apo po futemi në të” , deklaroi Blerim Syla.


Ndërkaq Rrahaman Jasharaj nga SBASHK tha se janë në pritje edhe të përgjigjes nga Kryeministri në Detyrë, dhe Avokati i Popullit për të adresuar shqetësimet e tyre.

“Me Avokatin e Popullit presim takim që nëse ai ka vepruar në bazë të kërkesës së 35 sindikatave, tash të veprojë edhe në bazë të qindra e qindra kërkesave që i kanë arritur në zyre për të kërkuar nga Kushtetuesja ta heq pezullimin e Ligjit të Pagave”, deklaroi Rrahman Jasharaj.

Zyra e Avokatit të Popullit në një përgjigje për RTV Dukagjini konfirmuan pranimin e ftesës por nuk ka asgjë konkrete për takimin e thirrur nga sindikatat.

“Institucioni i Avokatit të Popullit më 14 janar ka pranuar kërkesën për takim nga sindikata e arsimit, shëndetësisë dhe policisë. Jemi duke u munduar të gjejmë hapësirë në agjendën e Avokatit të Popullit që sa më parë të caktojmë takimin në fjalë.​”

Ndërkaq Zyra e Kryeministrit nuk ka dhënë përgjigje nëse Kryeministri në detyrë do të pranojë në takim sindikatat, por gjatë së mërkurës Ministria e Financave ka thënë se Qeveria në dorëheqje nuk ka legjitimitet të dërgojë Projektbuxhetin 2020 në Kuvend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori