Cili është numri i saktë i administratës publike, si të jetë efikase, e depolitizuar dhe departizuar, ndërsa qytetarët të marrin shërbime më cilësore janë çështjet kyçe në të cilat p punohet në mënyrë aktive përmes strategjisë qeveritare katërvjeçare.

Sipas vlerësimeve të OJQ-ve që monitorojnë procesin e reformës në administratën publike, ekzistojnë sektorë kryesorë ku ka mungesë të të punësuarve, ndërsa ka shumë të tjerë ku ka më shumë të punësuar nga se ka nevojë.


Ambasadori francez dhe përfaqësuesi i delegacionit evropian vlerësuan se procesi i reformës në administratën publike është sektor kyç nga negociatat e pranimit në të cilat Bashkimi Evropian po fokusohet.

Efikasiteti i administratës publike dhe atë se sa para paguajnë qytetarët për këtë aparat shtetëror të rëndë do të vazhdoj të jetë një nga temat kryesore për të cilën të gjithë kërkojnë përgjegjësi.

Sipas disa vlerësimeve jozyrtare, vendi ka rreth 165-180 mijë administratorë që marrin pagë nga buxheti i shtetit, ndërsa qytetarët janë ende në përgjithësi të pakënaqur me shërbimet./Telegrafi/