Komuna e Prishtinës fton qytetarët në diskutim publik për rritjen e transparencës

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët e kryeqytetit se sot, e mërkurë, do të mbahet diskutimi i përgjithshëm publik, me qëllim të përfshirjes aktive të qytetarëve në proceset vendimmarrëse dhe rritjen e transparencës institucionale.
Diskutimi do të zhvillohet në sallën e Kuvendit, ndërtesa e Komunës së Prishtinës nga ora 10:00 deri në ora 12:00.
"Ky diskutim është një mundësi që zëri juaj të dëgjohet — ejani dhe ndani komentet, shqetësimet apo idetë tuaja për zhvillimin e mëtejshëm të Kryeqytetit", thuhet në njoftimin e komunës. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































