Site icon Telegrafi

Kompanisë së Millan Radoiçiqit nga shteti serb i jepen 8.5 milionë euro për ‘blerje të paspecifikuara’

Kompanisë së Millan Radoiçiqit nga shteti serb  i jepen 8.5 milionë euro për ‘blerje të paspecifikuara” edhe pas rastit të sulmit në Bansjkë.

Ndryshe nga hetimi, i cili po qarkullon, kompanitë e Millan Radoiçiqit janë duke punuar me shumë para e shpejtësi, sepse ai formalisht pjesën e tij të pronësisë e ka bartur tek partnerët e tij Zvonko dhe Zhelko Veselinoviq, shkruan Radar në Serbi.

Vetëm pak ditë pas asaj që ndodhi në Banjskë shteti serb i pagoi 8.5 milionë euro kompanisë Rad 028 për “blerje të paspecifikuara”, dhe kompanisë Inkop nga qyteti serb Quprija që është angazhuar për ndërtimin e urës në afërsi të Kralevës, shkruajnë mediat në Serbi.

Shpërthimi në Banjskë, i cili u shkaktua nga Milan Radoiçiq, mbolli shumë mina më të vogla, por politikisht vdekjeprurëse, prandaj Beogradi është i detyruar të shikojë çdo hap të tij nga 24 shtatori 2023 shkruan ky medium serb.

Sipas këtij mediumi, ky biznesmen kontravers, të cilit i është dhënë ekskluzivitet të menaxhimit me komunitetin serb në veri të Kosovës, më parë i kishte sfiduar të gjitha ligjet e shkruara dhe të pashkruara, ka shkatërruar unitetin, i ka shuar të gjitha partitë politike dhe gjatë rrugës u bë jashtëzakonisht i pasur.

Ky medium serb shkruan se ai ende po pasurohet, sepse ndryshe nga hetimi që troket aty për aty, disa nga kompanitë e tij punojnë dhe u japin shefave të tyre dhjetëra milionë euro fitime.

Por, fakti që nga 6 tetori 2023 Radoiçiq nuk është më zyrtarisht një nga bashkëpronarët e disa kompanive, sepse pjesën e tij u ka transferuar ortakëve të tij, vëllezërve Zvonko dhe Zhelko Veselinoviq, nuk ka dyshim se ata do të jenë në gjendje të ndajnë fitimet – shkruan ky medium. /Telegrafi/.

Exit mobile version