LAJMI I FUNDIT:

Kompanitë vendëse interesohen për trajnim të stafit në Qendrën e Trajnimit të KEK-ut (Video)

Kompanitë vendëse interesohen për trajnim të stafit në Qendrën e Trajnimit të KEK-ut (Video)

Qendra e Trajnimit që funksionon në kuadër të Korporatës Energjetike të Kosovës po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së shumë punëtorëve që duan të marrin trajnime profesionale dhe të licencuara ndërkombëtarisht.

Drejtori dhe njëkohësisht ekzamineri i kësaj qendre, Safet Imeri thotë se në këtë qendër organizohen edhe trajnime për profesionet e veçanta si: teknologjia elektrike, mekanike, salduese dhe operim i makinave të rënda.

Imeri po ashtu ka treguar se gjatë vizitave bërë kompanive të ndryshme prodhuese në Kosovë, ku kanë vërejtur se mungojnë kuadro profesionale të saldimit për të cilat edhe kanë ofruar një bashkëpunim që këto kuadro kryesisht vetëm me shkollë të mesme, të kualifikohen dhe të jenë të gatshëm për punë.


“Kryesisht janë trajnime praktike.Rreth 80% e punës është praktikë dhe 20% teori dhe kur kandidatët e kryejnë këtë trajnim, janë të gatshëm të punojnë. Për trajnimet që kryhen tek ne, në fund u lëshojmë certifikata, mirëpo kemi edhe kualifikime të cilat janë të njohura nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, të cilat përveç që i vulosim ne, nëse kandidatët i plotësojnë kriteret i vulosin edhe ata dhe pastaj certifikatat njihen në krejt Kosovën, ndërsa për fushën e saldimit dhe fushën e operimit të makinave të rënda kemi edhe certifikata të njohura ndërkombëtarisht. Në fushën e saldimit kemi dy trajnerë, të cilët i kemi përgatitë për përgatitje të kandidatëve, ndërsa testin vijnë e bëjnë nga institucioni për certifikim gjerman ‘Defaes’ dhe këto certifikata është njëjtë si me i marrë tek ne si me i marrë në Gjermani. Ndërsa për operim të makinave të rënda, poashtu kemi tre trajnerë, të cilët janë të certifikuar për pjesën teorike dhe ekzaminer, dhe kemi tre trajnerë për pjesën praktike fushore, ku testet na vijnë përmes postës.Ne e bëjmë trajnimin dhe ekzaminimin, ndërsa vendimin e merr kompania amerikane ‘Hevicert’ ku në rast se kandidati i arrin kriteret e kalueshmërisë, i lëshohet certifikata për pesë vjet”, deklaroi Imeri.

Duke marrë parasysh faktin se viteve të fundit shumë punëtorë kanë janë lënduar dhe disa edhe kanë pësuar vdekje në vendet e tyre të punës, Qendra e Trajnimit në Obiliq e certifikuar me ISO standardin 9001-2015 për menaxhim dhe kualitet, po u mundëson kandidatëve që të bëjnë kualifikimet më të sofistikuara në mënyrë që gjatë punës së tyre të ardhshme të ndihen të sigurt.

“Gjatë vizitave në kompani të ndryshme, kemi vërejtur se edhe nëse punëtorët dinë të bëjnë një punë, iu mungon shumë pjesa e sigurisë. E nëse punëtorët certifikohen, kompania do të arrijë performancën në punë dhe do të zvogëlohen aksidentet në vendin e punës, gjë që edhe është qëllim i kompanive, pra të zvogëlohen këto aksidente në vend të punës. Kandidatët që e kanë kryer trajnimin, ne i vizitojmë në kompanitë ku punësohen dhe shohim nëse ata arrijnë të jenë të përgatitur që të punojnë të pavarur, andaj ne i ftojmë të gjitha kompanitë që të bëjnë trajnimin dhe investimin e stafit pasi kjo sjellë përfitime të shumëfishta edhe për formim më të mirë por edhe për zvogëlim të aksidenteve dhe përmirësimin e sigurisë në vendin e punës”, shtoi drejtori i kësaj qendre, Safet Imeri.

Kandidatët që po ndjekin trajnimet në këtë qendër kanë thënë se me anë të këtyre trajnimeve kanë arritur të marrin shumë informacione dhe të profesionalizohen në kryerjen e punës që e kanë zgjedhur.

“Për këtë trajnim jam njoftuar nga disa njerëz që kanë qenë më herët këtu, por e kam parë edhe në faqen zyrtare të KEK-ut. Unë ndihem mirë dhe mendoj se ky trajnim do të më ndihmoj edhe në të ardhmen pasi unë i dua makinat e mëdha dhe kam pas rastin të punoj pak, por me këtë njohuri që po e marrim këtu, e shohim se nuk i kemi ditë shumë gjëra rreth sigurisë në punë. Ne sot kemi filluar me fazën e stimulatorëve ku po i mësojmë se si funksionojnë komandat dhe mendoj që pas këtyre trajnimeve teorike e praktike do të jemi të gatshëm për punë qoftë në sektorin privat apo atë publik”, tha kandidati Xhedet Idrizi.

Nga ky trajnim shpreson se do të gjejë punë edhe kandidati tjetër Smajl Bllaca, i cili po trajnohet për drejtim të eskavatorit.

“Qëllimi i këtij trajnimi shpresoj të jetë punësimi.Ne deri tani kemi pasur mësim teorik, pastaj praktik, kushtet i kemi shumë të mira dhe ky trajnim është një mundësi shumë e mirë për ne që aftësohemi për punë”, tha kandidati Bllaca.

Qendra e Trajnimit ka nisur punën në maj të vitit 2005.

Ndërtimi i Qendrës së Trajnimit dhe po ashtu pajisja e zyrave, laboratorëve dhe punëtorive është financuar nga KEK-u dhe Agjencioni Evropian për Rindërtim.

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Dënohet me burg pronari i HIB Petrol

Dënohet me burg pronari i HIB Petrol

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Kalo në kategori