Kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për bashkinë e Poliçanit është ankuar për parregullsi në dy qendra votimi, 3578 dhe 3581. Sipas kandidatit të djathtë në qendrën e votimit me numër 3578 është bërë ndërrimi i rezultateve të votimit mes dy kandidatëve, Zotkaj dhe Qato, raportoi Ora News.

Ndërkohë Kolegji zgjedhor pritet që të japë vendimin edhe për ankiminin e Partisë Socialiste për t`a detyruar Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve të shpallë rezultatin përfundimtar për Tiranën. /Telegrafi/