LAJMI I FUNDIT:

Kolapsi në Siri tregon se Rusia nuk mund të luftojë në dy fronte

Kolapsi në Siri tregon se Rusia nuk mund të luftojë në dy fronte

Një nga ngjarjet kryesore ndërkombëtare jashtë Ukrainës kanë qenë zhvillimet në Siri, ku rebelët kanë nisur një ofensivë të shpejtë, duke realizuar përparimin më të madh ushtarak nga të dyja palët që nga fillimi i kryengritjes kundër presidentit Bashar al-Assad, që ka kaluar në një luftë civile 13 vjet më parë.

Regjimi i Assadit konsiderohet gjerësisht se ka mbijetuar falë mbështetjes ushtarake të rëndësishme nga Rusia.

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka thënë se kapitullimi i dukshëm i aleatit të Rusisë tregon se Moska është e paaftë të mbajë angazhimin në konflikte të shumta, shkruan skynews.


“Ne mund ta shohim që Rusia nuk mund të luftojë në dy fronte – kjo është e qartë nga ngjarjet në Siri”, tha përfaqësuesi i ministrisë, Heorhii Tykhyi.

Rusia ia ka kthyer shpinën Assadit, nuk e ka ndërmend ta ndihmojë ushtarakisht
Lexo po ashtu Rusia ia ka kthyer shpinën Assadit, nuk e ka ndërmend ta ndihmojë ushtarakisht

Ky i fundit po përgjigjej një pyetjeje lidhur me akuzat nga Irani, një tjetër aleat i Assadit, që Ukraina po mbështeste atë që Teherani e quajti grupe terroriste.

“Ukraina kategorikisht dhe me vendosmëri refuzon çdo akuzë… lidhur me përfshirjen tonë të supozuar në përkeqësimin e situatës së sigurisë në Siri”, tha përfaqësuesi.

Qeveria e Assadit ka mundur të mbajë një pjesë të konsiderueshme të vendit pas viteve të luftës së ashpër.

Megjithatë, një ofensivë e shpejtë e rebelëve e gjatë një jave ka bërë që ata të kapin dy qytete kryesore dhe sipërfaqe të mëdha toke.

“Humbjet e mëdha të Rusisë në Ukrainë e kanë detyruar Moskën të tërheqë shumicën e trupave dhe pajisjeve të saj nga Siria, duke lënë aleatin e saj… pa mbështetje të nevojshme”, tha Tykhyi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori