Site icon Telegrafi

Kolaj i IKD-së thotë se Prokuroria mund të jetë e kapur nga elemente politike

Astrit Kolaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tha se Prokuroria në Kosovë mund të jetë e ndikuar nga grupe të ndryshme të interesit qoftë politike, apo edhe të tjera.

Kolaj duke folur për mundësinë e ndikimit të grupe të ndryshme përmendi paralajmërimin e Daut Haradinajt për arrestimin e ministrave.

”Mund ta marrim shembull ku Daut Haradinaj thotë se do të arrestohen tre ministra. Pas dy ditësh dolën lajmet për hetimet ndaj ministrit Aliu. Prokuroria mund të jetë e kapur nga elemente politike, por edhe nga elemente tjera. Kjo nuk do të thotë që nuk kemi kryeprokurorë të mirë, por ju duhet vetëm guximi”, tha Kolaj, për RTV21.

Duke folur për situatën e drejtësisë në Kosovë përmendi edhe mos dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit.

”Mos dekretimi i Kryeprokurorit të Shtetit nuk lidhet me individin, por lidhet me dështimin e procesit zgjedhor në këtë rast”, tha Kolaj.

Exit mobile version