LAJMI I FUNDIT:

KOK mbulon shpenzimet e sportistëve elitarë të xhudos, në kampin përgatitor në Poreq të Kroacisë

KOK mbulon shpenzimet e sportistëve elitarë të xhudos, në kampin përgatitor në Poreq të Kroacisë

Komiteti Olimpik i Kosovës do të mbulojë shpenzimet e gjashtë sportistëve elitarë të xhudos, të cilët po marrin pjesë në kampin përgatitor në Poreq të Kroacisë.

Mbështetja vlen bazuar në vendimin e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut për mbështetje të sportistëve elitarë (sipas kategorizimit të sportistëve) për përgatitje jashtë vendit.

Gjashtë sportistët elitarë të xhudos janë: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka, Akil Gjakova dhe Laura Fazliu.


Nën udhëheqjen e trajnerit Driton Kuka dhe asistentit të grupmoshave të reja, Fatos Tabaku, ekipi prej 13 xhudistëve po përgatitet bashkë me ekipin kombëtar të Kroacisë.

Ekipi i xhudos do të përgatitet në Poreq, deri më 26 korrik.

KOK kishte mbuluar shpenzimet e xhudos edhe për përgatitjet e mbajtura javë më parë në Golem të Shqipërisë.

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut në mbledhjen e fundit kishte vendosur që shkaku i pandemisë Covid 19, sportistëve të kategorizuar t’u mbulohen shpenzimet edhe për përgatitjet në kampet që organizohen në Kosovë ose vendet fqinje të Kosovës.

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Ndërkombëtare
Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori