LAJMI I FUNDIT:

KMDLNj: SBASHK-u dhe Rrahman Jasharaj mbi ligjin e Kushtetutën

KMDLNj: SBASHK-u dhe Rrahman Jasharaj mbi ligjin e Kushtetutën

KMDLNj ka akuzuar SBASHK-un dhe kreun e saj, Rrahman Jasharajn, se janë mbi ligjin dhe kushtetutën e Kosovës. Duke e akuzuar për shantazh ndaj institucioneve të Kosovës dhe me nota ironie, KMDLNj shkruan se Jasharaj duhet të shfrytëzojë rrugët ligjore të ankimimit të vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Kjo gjykatë mori vendim në favor të MASHT-it dhe kundër SBASHK-ut duke sugjeruar që të zëvendësohen orët e humbura gjatë grevës së mësimdhënësve.

“Rrahman Jasharaj në vend se t’i shfrytëzojë mundësitë tjera ligjore të ankimimit e që edhe i takojnë, vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë e diskualifikoi në mënyrë ‘shkencore’ dhe me argumentin që i mbulon të gjitha veprat penale, morale, dështimet, parashikimet etj., me ato politike”, shkruan KMDLNj.


KMDLNj propozon që të pritet vendimi i plotëfuqishëm i gjykatës dhe nëse del se SBASHK-u dhe Jasharaj kanë përgjegjësi për situatën e krijuar atëherë duhet të kallëzohen penalisht për shantazhim.

“Nëse SBASHK-u ka organizuar grevë atëherë është dashur t’ua kompensojë anëtarëve të vet ditët e grevës sepse asnjë shtet në botë nuk paguan për punën që nuk e bëni, madje edhe e sabotoni. Qeveria e Kosovës nuk është dashur t’ua paguajë pagat për aq kohë sa kanë bërë grevë. Nëse vazhdohet në këtë mënyrë dhe nëse lejohet shantazhimi si mjet për arritjen e qëllimeve atëherë po del se shkëlqesia e tij, z. Rrahman Jasharaj është mbi Ligjin për Arsim, mbi MASHT-in, mbi Qeverinë e Kosovës, mbi Gjykatat dhe mbi vet Kushtetutën e Kosovës. Dhe mbi arushën e Prizrenit!”, shkruan në deklaratë.

Në trend Lajme

Më shumë
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Deliu: Ministria e Bujqësisë refuzoi projektin e grave të Krushës, por ia ndau 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit

Deliu: Ministria e Bujqësisë refuzoi projektin e grave të Krushës, por ia ndau 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Arrestohet një person në Fushë Kosovë, e kanosi bashkëshorten përmes telefonit dhe i shkonte edhe në punë

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, e kanosi bashkëshorten përmes telefonit dhe i shkonte edhe në punë

Kronika e Zezë
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Kalo në kategori