Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat parandaluese kundër coronavirusit, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar nga institucionet të tregohen të vëmendshme dhe të reagojnë në përputhje me rrezikun për shëndetin e personave të privuar nga liria.
KMDLNJ mbështet veprimet e Qeverisë së Kosovës për parandalimin e coronavirusit, por kërkon që të ndahen mjete shtesë për Shërbimin Korrektues të Kosovës në mënyrë që të përmirësojë kushtet higjienike në Qendrat e Paraburgimit dhe ato Korrektuese, si dhe ta begatojë menynë ushqimore me artikuj të domosdoshëm për këtë situatë.
Ndërprerja e vizitave familjare deri më 27 mars, sipas KMDLNJ-së, është hap pozitiv, por kërkon që Ministria e Drejtësisë të shqyrtojë mundësinë që ata të dënuar e që i gëzojnë të gjitha beneficionet, nuk paraqesin rrezik për siguri dhe se që vlerësohet se e kanë kaluar programin e risocializimit të lejohen të qëndrojnë në shtëpi deri më 27 mars.
Nuk ka asnjë arsye që ata të mbahen në Qendra Korrektuese sidomos ata që janë në Qendrën Korrektuese të Hapur sikur ajo e Smrekonicës. Këtu duhet të qëndrojnë vetëm ata të dënuar që janë në fazën e verifikimit sikur edhe stafi i domosdoshëm për funksionalitetin e kësaj qendre, thekson KMDLNJ.
KMDLNJ konsideron se në situata të jashtëzakonshme sikurse kjo me coronavirus, institucionet e Kosovës me një vendim të jashtëzakonshëm mund të lirojnë një numër të të dënuarve që kanë plotësuar të gjitha kushtet për lirim të parakohshëm, pa e rrezikuar sigurinë e vendit.
KMDLNJ shpreson se institucionet do të trajtojnë me seriozitet këtë rekomandim dhe të angazhohen që mbajtja në burg të zëvendësohet me masa alternative të dënimit.
Njëherësh, KMDLNJ informon familjarët e personave të privuar nga liria, por edhe vetë personat e privuar nga liria që i adresojnë shqetësimet e tyre përmes telefonit se deri në një vendim tjetër të Ministrisë së Drejtësisë dhe SHKK -së do të ndërpresë vizitat monitoruese duke e liruar stafin e Këshillit që janë prindër, nga ardhja në Zyrat e KMDLNj –së dhe të cilët punët e domosdoshme do t’i kryejnë nga shtëpitë ku jetojnë.
“Të privuarit nga liria, familjarët e tyre apo avokatët, çdo shqetësim apo adresim të padrejtësive mund ta bëjnë përmes telefonit dhe në rast kur kanë mundësi edhe duke dhënë deklarata në KMDLNj ku do të ketë gjithmonë persona kujdestarë”, përfundon komunikata e KMDLNJ-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A