Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut e ka quajtur diskriminim flagrant nga Gjykata Speciale mospërkthimin në gjuhën shqipe të materialeve kundër të akuzuarve shqiptarë.
KMDLNj në një reagim për media thekson se edhe më parë ka reaguar për faktin se, edhe në vendimet për konfirimim të aktakuzës, përkthimi në gjuhën shqipe ka qenë jo i plotë dhe ishtë bërë me vonesë
Lexoni të plotë reagimin:
Së fundi, njëri ndër të akuzuarit nga Gjykata Speciale, z.Kadri Veseli kërkoi që të gjitha materialet që kanë të bëjnë me rastin e tij të përkthehen në gjuhën shqipe në mënyrë që të përgatisë mbrojtjen e që deri më tani kjo e drejtë elementare e njeriut në përgjithësi dhe e drejtë e personave të privuar nga liria, në veçanti vetëm pjesërisht ishte përmbushur ose ishte përmbushur me vonesë të madhe e që ka ndikuar në cilësinë e përgatitjes së mbrojtjes.
KMDLNj, edhe më parë ka reaguar për faktin se, edhe në vendimet për konfirimim të aktakuzës, përkthimi në gjuhën shqipe ka qenë jo i plotë dhe ishtë bërë me vonesë.
Gjykata Speciale pati dalë me një sqarim se materialet gjyqësore po përkthehen mirëpo duket se këtë çështje e ka konsideruar dhe po e konsideron si çështje të rëndësisë dytësore dhe në këtë mënyrë po i shkel të drejtat e njeriut për persona të privuar nga liria e që mbrohen me ligjet e Kosovës (thuhet se kjo Gjykatë është e Kosovës) dhe me ligjet dhe dokumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut e që janë integruar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Kjo çështje ndërlikohet dhe banalizohet skajshmërisht për faktin se Gjykata Speciale deklaron se të burgosurit në aktakuzë e sigurisht edhe të paraburgosurit duhet t’i drejtohen kësaj Gjykate që materialet të përkthehen në gjuhën amtare apo në gjuhën që e kuptojnë.
Nëse Gjykata Speciale është pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës, dhe ashtu deklarohet gjithmonë kur ka interes duhet ta ketë të qartë se gjuhët zyrtare të Kosovës janë gjuha shqipe, serbe dhe të komuniteteve tjera në rast se i plotësojnë kushtet e parapara për ligjin e Gjuhëve që e rregullon përdorimin e gjuhëve zyrtare në Kosovë.
Është kundër të drejtave të njeriut që përkthimi gjatë seancës të jetë në gjuhën shqipe kurse materialet që duhen për seancë nuk iu dorëzohen të akuzuarve paraprakisht në gjuhën shqipe.
Madje as vendimi për vazhdimin e paraburgimit nuk iu dorëzohet në kohë palëve në gjuhën shqipe sikur as kundërshtimi i avokatëve mbrojtës nuk iu dorëzohet me kohë të të akuzuarve.
Sipas Rregullores së Gjykatës Speciale, gjykatësi i procedurës e cakton gjuhën që përdoret e që është gjuha angleze.
Me këtë diskriminim flagrant që iu bëhet të akuzuarve me mospërkthim me kohë të të gjithë materialit në gjuhën shqipe, përveç se shkelet Ligji për Gjuhë i Republikës së Kosovës, Gjykata Speciale e pamundëson mbrojtjen efektive të të akuzuarve e cila nuk mund të bëhet pa bashkëpunim i akuzuar-avokat, nuk siguron një proces të drejtë gjyqësor dhe nuk trajton njëjtë palët në procedurë.
Sipas ligjeve të Kosovës, të gjitha materialet fillimisht përkthehen në gjuhën shqipe, serbe dhe të komuniteteve tjera ku përbëjnë shumicën dhe në raste të veçanta në gjuhën angleze.
Gjykata Speciale po e bënë të kundërtën, të gjithë materialet i përkthen në gjuhën angleze e në raste të veçanta në gjuhën shqipe.
Për KMDLNj-në kjo është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, pa asnjë dyshim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dyshohet se bartnin dru nga Serbia për në Kosovë, ndalohen dy persona

MPB-Maqedoni: Qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve me aksidente të rreme, menjëherë të denoncojnë në polici

Votimi nga jashtë, Berisha: Të zgjatet regjistrimi, minimumi deri më 9 mars

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës