Site icon Telegrafi

Klopp zbulon se kanë bërë progres pozitiv në planet për transferimet e verës

Jurgen Klopp ka zbuluar se e ka shfrytëzuar pushimin ndërkombëtar për të planifikuar sezonin e ardhshëm dhe ka bërë tëditur më tej se është bërë progres pozitiv.

Liverpooli kthehet në aksion të shtunën (sot) me një udhëtim në Manchester City, përpara se të përballet me Chelsean të martën dhe Arsenalin të dielën e ardhshme në një javë të vështirë.

Reds aktualisht qëndrojnë shtatë pikë larg vendit të katërt Tottenhamit dhe përballen me një betejë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve – edhe pse ata kanë dy ndeshje më pak me Spurs.

Ka qenë një sezon i vështirë në Anfield me klubin që ka të ngjarë t’i nënshtrohet një rindërtimi të rëndësishëm gjatë verës – veçanërisht në mesfushë me Jude Bellingham, Mason Mount dhe Matheus Nunes mes atyre që janë të lidhur.

Dhe Klopp pranoi se ai dhe klubi e shfrytëzuan pushimin ndërkombëtar për të bërë plane për verë – me Reds që nuk kanë luajtur për 16 ditë që kur u eliminuan nga Liga e Kampionëve ndaj Real Madridit.

“Ishte e mirë. Lojtarët nuk mund t’i planifikoja nëpër seancat stërvitore pasi nuk e dinim se kush ishte këtu, kështu që po e përdora si kohë për t’u përgatitur për sezonin e ardhshëm”, deklaroi Klopp në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.

“Ana e lojtarëve, pozitive. Ka bisedime, por nuk ka vendime. Ne jemi të zënë siç mund ta imagjinoni”.

Klopp shpjegoi gjithashtu emocionet e tij përpara një jave të madhe ndeshjesh që mund të çojnë në një rrugë të gjatë për të vendosur fatin e tyre këtë sezon.

“Është si një javë e Ligës së Kampionëve – e di që jemi jashtë, por të luash me një ekip anglez në mesjavë është si Liga e Kampionëve”.

“Jam absolutisht super i emocionuar, por nuk jemi memecë. Ne e dimë se ndeshja e fundit që luajtëm kundër Madridit nuk ishte një lojë e mirë, më parë në Bournemouth një lojë jo e mirë, më parë (kundër Man United) ishte e klasit botëror”.

“Duhet të reagojmë ndaj dy ndeshjeve të tjera dhe të marrim hapa nga atje. Ne duhet të paraqitemi atje dhe të shkojmë vërtet. Ju dëshironi të luani këto lojëra”.

“Ne luajmë me Cityn, Chelsean dhe Arsenalin çdo sezon, por të luajmë brenda një jave është shumë e veçantë. Është ndryshe dhe tani jemi këtu”, ka shtuar më tej ai.

Klopp zbuloi gjithashtu se Naby Keita, Luis Diaz dhe Thiago do të humbnin ndeshjen Etihad, por tha se Darwin Nunez dhe Joe Gomez duhet të jenë të aftë për të luajtur. /Telegrafi/

Exit mobile version