Site icon Telegrafi

Klauzolë të re ‘anti klub-shtet’ dhe shifra marramendëse, Real Madridi dëshira të mbyllë rinovimin e Vinicius Jr për dhjetë ditë

Rinovimi i kontratës së 21-vjeçarit Vinicius Junior te Real Madridi ka hyrë në fazën e fundit dhe është gati për t’u konkretizuar me detaje dhe shifra interesante. Los Blancos duan ta përfundojnë atë në pjesën e mbetur të kësaj jave ose, më së voni, në javën e ardhshme. Megjithatë, ideja sot është që njoftimi zyrtar të bëhet në korrik, pas rikthimit nga pushimet.

I vetmi aspekt që mbetet për t’u rënë dakord është zgjatja e kontratës, duke i dhënë fund asaj aktuale të vlefshme deri në vitin 2024.

Sipas gazetës Marca, Real Madridi propozoi zgjatjen e kontratës deri në vitin 2028, por braziliani preferon një kohëzgjatje disi më të shkurtër. Konkretisht deri në vitin 2026 ose 2027 dhe këto dy opsionet janë më reale.

Paga e sulmuesit do të rritet ndjeshëm, më shumë se dyfishi i asaj që fiton aktualisht, në përputhje me shpërthimin e tij dhe rëndësinë që i jepet në ekip.

Ai do të largohet, pra, nga hapi i poshtëm i skuadrës për t’u ngjitur në atë të epërm: nga 3.2 milionë euro deri në 4 milionë me bonuse, në plot 10 milionë euro, që do të rritej në bazë të një sërë objektivash të strukturuara.

Klauzola e largimit do të rritet gjithashtu, nga 350 milionë euro që është aktualisht në 1 miliard euro. Kjo është shuma që Reali i vendos yjeve kryesore të ekipit për të distancuar klubet që interesohen për transferimet e tyre, e sidomos ato që menaxhohen nga shtetet, si Katari (PSG) dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (Man City).

Në rastin e Vinicius Jr, është shumë simbolike, pasi ish-lojtari i Flamengos nuk ka pranuar asnjëherë të dëgjojë propozimet e ekipeve të ndryshme kërkuese, as në momentet më të ulëta dhe më kritike të karrierës së tij në Bernabeu.

Lexo po ashtu Njëri nga lojtarët me rrogën më të ulët në ekipin e parë – Reali pranë arritjes së marrëveshjes për rinovim me Vinicius

Në fakt, braziliani bëri një investim të konsiderueshëm për të blerë dhe ndërtuar një shtëpi të re, në të cilën u zhvendos në nëntor të 2021, i sigurt se nuk do të largohej nga Madridi, një qytet për të cilin është i apasionuar.

Në këtë mënyrë, Vinicius Jr do të vazhdojë luajë në klubin ku shpërtheu në sezonin e fundit, ku përfundoi si futbollisti i tretë me më shumë minuta minuta (4274, vetëm pas Eder Militao dhe Thibaut Courtois) dhe duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë (22 gola) dhe asistuesi më i mirë (20). /Telegrafi/

Exit mobile version