Shtëpia është e kompletuar për akomodim
Shtëpia më e vetmuar në botë ndodhet në ishullin e vogël të shkretë të Elidej, në jug të Islandës.
Njëherë e një kohë, ishulli ishte i banuar, në të jetonin disa familje që merreshin me blegtori, por ato u larguan nga ishulli në vitet tridhjetë të shekullit të kaluar. Mbeti vetëm një shtëpi e vetmuar, e cila, siç ndodh, u pasua nga shumë teori konspirative se e kujt është dhe kush jeton në të.
Sipas njërës prej këtyre teorive, e cila u transmetua nga mediat botërore, ajo u ble nga një miliarder i paidentifikuar në rast të një apokalipsi zombiesh, transmeton Telegrafi.
Teoria e dytë është se është blerë nga këngëtarja e njohur Bjork, ndërsa e vërteta është se përdoret nga kompanitë e gjuetisë për akomodim.
Ajo që është interesante është se nuk ka skelë, kështu që të shkosh në ishull është një lloj aventure, sepse duhet të dalësh në sipërfaqe me ndihmën e një litari ngjitjeje.
Shtëpia është e pajisur plotësisht për akomodim, kështu që gjuetarët mund të qëndrojnë atje për disa ditë.
/Telegrafi/