Kinnezi - reperi i vargjeve autentike, frymëzim për njerëzit që e gjejnë veten në muzikën e tij

Edhe pse është shqiptar, ai njihet nga të gjithë me nofkën unike “Kinnezi”.
Bëhet fjalë për Gentrit Sopjanin, reperin nga Kosova, i cili prej vitesh ka ndërtuar një identitet të fortë artistik duke qëndruar besnik stilit të tij muzikor.
Që në moshën 11-vjeçare, Genti ka nisur të krijojë muzikë dhe ka sjellë projekte që reflektojnë shpirtin e tij artistik.
Aktualisht, ai është në përfundim të albumit të tij më të ri, i cili pritet të publikohet shumë shpejt dhe të ngjallë interes në mesin e publikut dhe fansave të tij.
Por për Gentin ky është vetëm fillimi. Ai ka plane të vazhdueshme për të sjellë muzikë origjinale, të cilat jo vetëm dallohen për stilin e veçantë, por edhe synojnë të jenë frymëzim për ata që gjejnë veten në tekstet dhe mesazhet e tij.
Një nga projektet më të fundit të Gentit është kënga “Numb”, që vjen si dëshmi e përkushtimit të tij ndaj muzikës me shpirt dhe autenticitet. /Telegrafi/






























































