Telegrafi

Kim Kardashian dhe motra e saj marrin gjithë vëmendjen me dukjen e tyre në dasmën e shumëpërfolur të djalit të miliarderit indian

Kim Kardashian bëri një paraqitje të jashtëzakonshme me një fustan të argjdentë me elemente tradicionale, ndërsa motra e saj Khloe tërhoqi vëmendjen me një veshje ngjyrë rozë, teksa morën pjesë në ditën e dytë të dasmës së djalit të një miliarderi indian, Anant Ambani, e cila kushtoi 250 milionë funte (290 milionë euro).

Kim dhe Khloe Kardashian treguan pamjet e tyre më magjepsëse deri tani teksa dolën nga hoteli për të shkuar në ditën e dytë të dasmës së Anant Ambani, të shtunën.

43 vjeçarja shkëlqeu me një fustan të zbukuruar me detaje të ndritshme, ndërsa Khloe dukej dramatike me një fustan rozë, shkruan DailyMail.

Teksa Kim dhe Khloe u përgatitën për të shkuar në ceremoninë e bekimeve hyjnore të dasmës, motrat ishin të pamundura të mos vëreheshin në veshjet e tyre ekstravagante.

Pamja tërheqëse e Kim theksoi dekoltenë e saj të dukshme teksa ajo dhe Khloe u përgatitën për të marrë pjesë në ditën tjetër të dasmës së madhe.

Motrat janë bashkuar me një sërë emrash të mëdhenj në dasmën e Anant Ambani, djali i njeriut më të pasur të Indisë, dhe Radhika Merchant, vajza e një manjati farmaceutik të pasur.

Ngjarja e shumëpritur dhe plotë shkëlqim thuhet se kushtoi rreth 250 milionë funte (290 milionë euro) – pa përfshirë dhuratat luksoze të dasmës që arrinin në 100 milionë funte (116 milionë euro) dhe pritjen e disa nga të famshmit më të ndjekur në botë.

Pamjet e fundit nga dasma treguan nusen e veshur me një fustan të rëndë nusëror indian ngjyrë krem dhe të kuq – të quajtur lehenga, të zbukuruar me xhevahire dhe një shami të zbukuruar me perla teksa ajo mbante dorën e burrit të saj të ri, Anant.

Dhëndri i lumtur u fotografua duke buzëqeshur drejt nuses së tij të re ndërsa mbante një xhaketë të kuqe të zbukuruar – të quajtur nehru – teksa çifti u kurorëzuan në një ceremoni tradicionale në Qendrën e Konventave Jio World me kapacitet prej 16,000 vendesh, në pronësi të Ambanit.

Policia raportohet se mbylli rrugët përreth vendit të ngjarjes përpara festës masive të dasmës së mbushur me yje që u zhvillua të premten. Familja Ambani dhe një numër yjesh të Bollywood-it ishin ndër të parët që u fotografuan në tapetin e lavdishëm rozë të dasmës së madhe.

Të ftuarit e listës A që fluturuan për në Mumbai për të marrë pjesë në atë që mund të jetë dasma më e madhe e Indisë për këtë vit përfshinin Kim dhe Khloe Kardashian, John Cena, dhe ish-kryeministrin britanik Tony Blair.

Ngjarja e madhe do të zgjasë tri ditë dhe vlerësohet se ka kushtuar një shifër mahnitëse prej 100 milionë funtesh (116 milionë euro), me listën e të ftuarve që përfshin emra të tillë si kryetari i Meta, Mark Zuckerberg, Ivanka Trump, Bill Gates; David dhe Victoria Beckham, dhe emra të tjerë të industrisë; si dhe yje Bollywoodi, yje të popit dhe politikanë. /Telegrafi/