Shtatë  gra nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila në këto zgjedhje ka garuar në koalicion me AAK-në dhe NISMA-në,  kanë fituar votat e mjaftueshme për të lënë një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Sala Berisha Shala është gruaja më e votuar nga kjo parti, me rreth 15 mijë vota. Një numër të konsiderueshëm votash ka siguruar edhe Ganimete Musliu, e cila ka marrë mbi 10 mijë vota.


Po ashtu  një ulëse në Kuvend ka fituar edhe Evgjeni Thaçi-Dragusha me  8,527 vota, e pasuar nga Blerta Deliu-Kodra me 7,700 vota.

Po sipas një burimi të Gazetës Monitor brenda koalicionit PAN deputete në legjislaturën e ardhshme do të jetë edhe Xhevahire Izmaku me 6,970 vota.

Depuetete nga PDK do të jenë edhe Flora Brovina me  6,884 vota dhe Mexhide Mjaku Topalli  me 6,856 vota.