LAJMI I FUNDIT:

Këto janë prioritetet e Nismës në qeverinë e ardhshme

Këto janë prioritetet e Nismës në qeverinë e ardhshme

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka vizituar gjatë ditës së sotme diaa biznese të vogla dhe të mesme në Malishevë.

Me këtë rast, ai ka thënë se prioritet i partisë me të cilën udhëheq do të jenë mbështetja e këtyre bizneseve si dhe bujqësisë.

” Fabrika për prodhimin e dritareve dhe dyerve të plastikës, është ndër fabrikat më cilësore në komunën e Malishevës, e cila prodhimet e veta i eksporton në Gjermani dhe Amerikë. Pronari i kësaj fabrike të njohur, premtoi se me një mbështetje të vogël nga shteti kjo fabrikë do të mund të punësoi rreth 50 persona”.


“Gjithashtu sot në Malishevë vizitova edhe Fabrikën për grumbullimin e qumështit. Edhe drejtuesit e saj shprehen shqetësimin që deri më sot nuk kanë marrë asnjë përkrahje nga institucionet qendrore të shtetit, ndryshe me një përkrahje të vogël do të mund të punësonin mbi 60 punëtorë të rinj”.

“Mbështetja për bizneset e vogla dhe të mesme, mbështetja për bujqësinë do të jenë prioritetet kryesore të Nismës në qeverinë e ardhshme”, ka shkruar ai në Facebook.