Këshilla për grimin transparent

Në vazhdim, po japim disa këshilla se si t’i theksoni vijat e fytyrës dhe çfarë kërkon ky makijazh i hijshëm.
Teni i fytyrës
Pas vënies së bazës, grimoni fytyrën me pudër me nuanca të lehta ngjyrë porcelani dhe mbuloni hijet e padëshirueshme, aknet dhe shenjat në fytyrë.
Me pudër pluhur nuancë të bardhë (e cila pas vënies në fytyrë bëhet transparente), fiksojeni bazën dhe korrektorin. Gjithashtu e largoni yndyrën dhe i dhuroni fytyrës një pamje mat dhe ten porcelan.
Në fund, mos harroni të vendosni pudër me nuancë pembe të lehtë, sa më natyrale, që i jep fytyrës një pamje më të freskët.
Sytë
Me një brushë të pjerrët dhe me një nuancë të çelët dhe të lehtë, i grimoni sytë deri tek niveli i vetullës. Me një nuancë ngjyrë kafe të çelët, e grimoni vetëm kapakun e syrit dhe shpërndajeni nga brenda-jashtë. Pason vënia e një vije të hollë me ‘eyeliner’ ngjyrë kafe të mbyllët për një dukje sa më natyrale.
Gjithashtu, nuk duhet harruar vijën e poshtme të syrit me po të njëjtën ngjyrë.
Në fund, vëni një maskara ngjyrë kafe.
Kufizoni buzët me një laps të lehtë natyral që t’i jepni formë buzëve. Për një makijazh të tillë të përkryer, vëni një shkëlqyes buzësh ngjyrë teni.Kjo pamje (‘nude look’), është një trend i mrekullueshëm natyral ndër vite dhe mund ta përdorni çdo ditë. /Telegrafi/






















































