Site icon Telegrafi

Këpucët e fëmijëve në kopshtin japonez zhdukeshin, autoritetet menduan të jetë ndonjë hajn – kamerat zbuluan një nuselalë

Policia mendoi se një hajdut këpucësh ishte i lirë në një kopsht fëmijësh në jugperëndim të Japonisë, derisa kamera e sigurisë e kapi fajtorin me gëzof në veprim.

Një nuselalë me një këpucë të vogël në gojë u pa në pamjet e kamerave të sigurisë, pasi policia instaloi tre kamera në shkollën në prefekturën e Fukuokas.

“Është mirë që doli që nuk ishte një qenie njerëzore”, tha zëvendës shefi i policisë Hiroaki Inada për Associated Press të dielën.

Mësuesit dhe prindërit kishin frikë se mund të ishte një person me një ‘ves’ këpucësh, transmeton Telegrafi.

Japonezët zakonisht heqin këpucët para se të hyjnë në shtëpi. Këpucët e zhdukura ishin të fëmijëve që i mbanin në ambiente të mbyllura, të ruajtura në dollapë afër derës.

Nuselalat njihen për ruajtjen e sendeve dhe njerëzit që mbajnë nuselalet si kafshë shtëpiake, u japin lodra që t’i fshehin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version