Investimet e Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS që po shtrihen në tërë Kosovën, tash e sa kohë po ndjehen edhe nga qytetarët e zonës së Anamoravës. Në këtë kuadër projekti i radhës që po implementohet në këtë anë është projekti i quajtur Kulla-Shkolla-Doganaj që ka shtrirje në periferinë e gjerë të komunës së Ferizajt.
Banorët nga ky investim i KEDS, përfitojnë tension stabil dhe furnizim kualitativ, elemente këto që ishin deficit për ekonomitë e këtushme me vite të tëra.
“Punimet në këtë pjesë kanë filluar në muajin prill të këtij viti dhe kanë përfunduar në muajin gusht. Në këtë fazë investimesh janë vendosur 86 shtylla betoni të tensionit të ulët, 7 mijë metra kabllo tensioni të ulët dhe është vendosur një Trafo 10/0.4 me fuqi 630 kVA”, tha zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.
Përfitues të këtij investimi, vetëm në këtë pjesë të Ferizajt, janë 145 ekonomi familjare e biznesore, me rreth 500 qytetarë.
Banor i Ferizajt, Sylejman Musliu, përfitues nga investimet e KEDS në këtë rajon, thotë se investimet e viteve të fundit kanë ndryshuar pozitivisht gjendjen e furnizimin stabil me energji.
“KEDS-i ka punuar, nuk është se veç janë parë këndej, por edhe kanë sjellë investime. Ne jemi të kënaqur me projektet e tyre, porse njeriu çdoherë kërkon edhe më tepër. Dhashtë Zoti të mos ndalen”, shprehet Musliu.
Në KEDS thonë se kjo është vetëm faza e parë e projektit dhe investime të tilla do të vazhdojnë. Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, konfirmon se me këtë projekt kanë rënë edhe humbjet, gjë kjo e cila drejtpërdrejt ndikon në rritjen e kualitetit me furnizim stabil.
“Me investimin në fjalë, dukshëm kanë rënë edhe humbjet në këtë pjesë të Ferizajt. Po ashtu mund të theksoi se edhe siguria është rritur”, përfundon Buzhala. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos