LAJMI I FUNDIT:

Katër prioritetet e Shpend Ahmetit (Video)

Katër prioritetet e Shpend Ahmetit (Video)

Kandidati për të parin e Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se i kanë katër prioritete kryesore, që presin t’i realizojnë nëse e marrin përsëri besimin e qytetarëve për ta drejtuar kryeqytetin.

Ai në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se në kuadër të katër prioriteteve hyn problemi i mbeturinave në Prishtinë.

“Në çdo sondazh problemi i mbeturinave dhe parkingjeve kanë qenë prej brengave kryesore të qytetarëve. Ne prej janarit të vitit 2018, në bazë të ligjit për mbeturina, do të na lejohet t’i mbledhim faturat e bërllokut. Për faturim do t’i fusim 4 mijë e 700 amvisëri dhe lagjet që nuk janë të faturuara”, ka shtuar Ahmeti.


Sipas tij, prioritet tjetër do të jetë çështja e parkingjeve, e cila do të rregullohet me ndërtimin e 5 parkingjeve në hyrje te qytetit, ku ai e ka theksuar si pjesë të rëndësishme të projektit ndërtimin e parkingut të madh nëntokësor, në afërsi të Fakultetit Filologjik.

“Jemi gati të fillojmë me ‘Prishtina parking’. Për shkak të tollovisë se madhe, disa parkingje do t’i izolojmë vetëm për banorët e lagjes. Por, synim e kemi parkingun e madh te Fakulteti Filologjik nëntokësor”, ka shtuar Ahmeti.

Hapësirat rekreativo–sportive dhe parqet sipas tij, janë tjetër prioritet, përmes së cilit projekt synohet që në çdo lagje të ketë hapësira rekreativo–sportive.

“Prej vitit 2018, çdo vit do ta ndajmë nga një milion euro për të ndërtuar katër fusha me parqe, si ajo e 1 Tetorit. Ideja është që dikush nga lagja ‘Tophane’ mos të ketë nevojë të shkoj të luaj në ‘Bregun e Diellit’”, ka shtuar Ahmeti.

Ai tha se prioriteti tjetër ka të bëjë me mirëqenien sociale, ku synohet strehimi edhe i 250 familjeve nëpër banesa sociale dhe ndërtimi i kuzhinës popullore, ku do të mund të ushqeheshin me shujtë të nxehtë deri në 1 mijë qytetarë çdo ditë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Evropa
Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Amerika
Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Magazina
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Evropa
Kalo në kategori