Telegrafi

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me ‘kontratë’ të re

Real Madrid po përgatiti për ‘finalen’ kundër Bayern Munich, ndërsa sot pas fitoes ndaj Cadiz, tifozët brohoritën “kampionë, kampionë!!!”.

Një festë e hershme për shkak se duhet të pritet të shikohet edhe rezultati i ndeshjes Girona-Barcelona.

Fakti është se Real Madridi dominoi La Ligën, ishte një “Santiago Bernabeu’ i mbushur, ku golat e Brahim Diaz, Jude Bellingham dhe Joselu gëzuan tifozët.

Marca ka nxjerr katër gjëra shumë pozitive që ishin në këtë takim, duke i renditur ato.

Arda Guler, është një i zgjedhur

Arda Guler është një i zgjedhur dhe do të shesë shumë bileta në të ardhmen, sepse ta shikosh duke luajtur është kënaqësi.

Turku edhe pse luajti mbi 60 minuta, në momente që kishte topi dhuronte magji, me pasime dhe driblime të bukura.

Rikthimi i Thiabut Courtois

Portieri belg u kthye në fushë pas nëntë muajsh. Dukej e pamundur të kthehej, por ai i doli pas dy operimeve.

Ndaj Cadiz ai tregoi se është një portier unik, duke bëri një pritje të bukur kur ishte një me një me Chris Ramos në minutën e 49-të, gjë që ishte thelbësore që ndeshja të mos komplikohej për Los Blancos.

Në sezonin e tij më të keq, ai mund të startojë në finalen e Ligës së Kampionëve nëse Real Madridi arrin aty.

Jude Bellingham në garë për “Pichichi”

Pasditja ishte e bukur për Jude Bellingham. Anglezi luajti për gjysmë ore për t’u përgatitur për finalen e së mërkurës kundër Bayern Munich dhe shënoi një gol që e lejon të vazhdojë të ëndërrojë për “Pichichin”.

Jude ka 18 gola, krahasuar me 20 që ka ukrainasi Artem Dovbyk.

Fokusi i Real Madridit është tashmë te Liga e Kampionëve, por anglezi nuk e fsheh se e dëshiron “Pichichin” në sezonin e tij të parë në Spanjë.

Modric, meriton kontratë të re 

Luka Modric shtoi edhe 90 minuta të tjera në numrat e tij këtë sezon. Një tjetër lojë e plotë në moshën 38-vjeçare, që tregon se pavarësisht asaj që mund të thotë letërnjoftimi i tij, ai është ende një futbollist shumë aktual.

Luka ishte truri i madrilenëve në qendër të fushës dhe tregoi se ka forcën për të vazhduar edhe një sezon te Los Blancos.

Rinovimi i saj nuk do të ishte për bamirësi, por për drejtësi futbolli. /Telegrafi/