Një kanosje me armë zjarri ka ndodhur sot në Prishtinë, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në Polici.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës konfirmoi për Telegrafin se personat tashmë janë shoqëruar në Polici.


Rasti ka ndodhur sot në mesditë në afërsi të Katedrales në Prishtinë.

Policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin. /Telegrafi/

1 216

2 97

3 62