Kane: Jam i gatshëm për finalen e Ligës së Kampionëve

336:"LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 24: Harry Kane of Tottenham Hotspur celebrates after scoring his team's second goal with Serge Aurier of Tottenham Hotspur during the Premier League match between Tottenham Hotspur and Chelsea FC at Tottenham Hotspur Stadium on November 24, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images) 12:"Getty Images
Harry Kane është i gatshëm për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi i Tottenham Hotspurs, Kane ka pohuar për mediat se ndihet i gatshëm dhe është në dispozicion të Mauricio Pochettinos.
Lojtari ishte lënduar në një ndeshje kampionale kundër Manchester Cityt, por tani pritet të luajë kundër Liverpoolit.

"Unë mund të luaj nëse do të ishte sonte finalja e Ligës së Kampionëve", tha me bindje të plotë 25-vjeçari.
Edhe trajneri argjentinas ditë më parë ka deklaruar se lojtari ka nisur të stërvitet dhe ka gjasa që të luajë të shtunën.
Ndryshe, ndeshja mes këtyre dyjave skuadrave do të luhet në stadiumin madrilen Wanda Metropolitano. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
27/05/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































