Diogo Jota është një nga lojtarët më të mirë të Liverpoolit në dy vitet e fundit.
Sulmuesi portugez iu bashkua gjigantit anglez në verën e vitit 2020 nga Wolverhampton Wanderers për shumën e 45 milionë eurove dhe që nga ajo koha karriera e tij ka vetëm rritje.
25-vjeçari e ka nisur karrierën tek skuadra e vogël portugeze Gondomar ku ka kaluar të gjitha grupmoshat para se të bashkohet me Pacos Ferreira, pastaj edhe te Atletico Madrid, Wolverhampton e Liverpoo.
Jota ka dhënë një deklaratë tejet interesante ku ka pranuar se ka paguar para në moshë të re për të luajtur tek të rinjtë e Gondomar.
”Kur isha 16 vjeç luaja për Gondomar. Më duhej të paguaja çdo muaj për të luajtur. Në fakt nuk paguaja unë, e bënin prindërit e mi. Ashtu ishin gjërat, duhet të paguaje para për të zbritur në fushë, në Portugali janë gjërat ndryshe krahasuar me Anglinë”.
“Vetëm kur u transferova te Paços Ferreira fillova të fitoja disa para. Gjithmonë kam punuar fort dhe jam përpjekur të arrija sa më shumë. Kur isha i ri nuk luaja me skuadra të mëdha. Shumë nga shokët e mi u transferuan te Porto dhe Benfica”, u shpreh Jota.
Tutje sulmuesi portugez tha se në rinin e tij është konsideruar një lojtar normal dhe jo më i miri, por që mundësia që iu dha e shfrytëzoi në maksimum.
“Unë konsiderohesha një lojtar i mirë, por kurrë nuk kam qenë më i miri. Kur u paraqit mundësia, e shfrytëzova”.
“Mendoj se kur je i ri, je gjithmonë plot shpresë dhe besim për t’u bërë i suksesshëm, por nuk mendoja se do të arrija deri te Liverpooli”, u shpreh Jota. /Telegrafi/