Site icon Telegrafi

Kaevski: Rritja e investimeve nga anëtarësimi në NATO është motiv i fuqishëm për angazhimin tonë drejt BE-së

 

Deputeti nga radhët e LSDM-së, Darko Kaevski në emisionin Top Tema tha se me anëtarësimin në NATO, u arrit një nga qëllimet strategjike të vendit.

Tashmë kemi mbyllur një kapitull të madh dhe tani ka mbetur kapitulli i dytë, që është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. E kemi parë sa përfitime sjell anëtarësimi në NATO, jep siguri sidomos me atë që po ndodh në Evropë, me agresionin rus në Ukrainë. Vetë dëshira e Suedisë dhe Finlandës për të qenë sa më shpejt në NATO tregon vendimet e mençura që kemi marrë” tha Kaevski.

Ai shtoi se vitin e kaluar ka pasur 735.8 milionë euro investime të huaja të drejtpërdrejta.

“Është një motiv shtesë për angazhimin tonë për anëtarësim në BE. NATO ofron siguri, veçanërisht në kushte të tilla si ne vitin e kaluar. E realizuam premtimin që u dhamë qytetarëve. Në këto tri vite kemi kuptuar se kemi bërë hapin e duhur”, theksoi Kaevski./Telegrafi/

 

Exit mobile version