Kadrijaj: Kurti e paska zgjeruar ftesën për takim me liderë

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka folur për ftesat që u ka dërguar kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ndaj liderëve të Partisë Demokratike të Kosovë dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kadrijaj tha se Kurti paska bërë ftesë më gjithëpërfshirëse, pasi herën e kaluar ai letër i kishte dërguar vetëm liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut.
“Ndoshta tani e paska zgjeruar ftesën për takim me liderët edhe me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka thënë Kadrijaj, për Klan Kosova.
E njëjta ka pohuar se mbetet të shihet dhe si do të veprojnë partitë e tjera, në aspektin se a do t’i shkojnë Kurtit në takim, apo jo.
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës dhe njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar një letër zyrtare kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, përmes së cilës e fton në një takim konsultativ me qëllim të konstituimit të Kuvendit të ri.
Në letër, Kurti thekson nevojën për zgjedhjen e kryesisë së Kuvendit, përfshirë edhe kryetarin e tij, duke u bazuar në Kushtetutën e Kosovës dhe rregulloren përkatëse.
Ai e fton Abdixhikun që të marrë pjesë në një takim me përfaqësuesit e tre partive kryesore, ku do të marrë pjesë edhe Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së.
Deri tani Lidhja Demokratike e Kosovës është deklaruar se nuk do të shkojë në takimin e Kurtit, ndërsa nga Partia Demokratike e Kosovës nuk janë deklaruar ende. /Telegrafi/




















































