LAJMI I FUNDIT:

Kadaj-Bujupi: E dhimbshme kur Presidenti kërkon unitet me opozitën përmes telefonit

Kadaj-Bujupi: E dhimbshme kur Presidenti kërkon unitet me opozitën përmes telefonit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se është e dhimbshme që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ta ftojë opozitës për unitet përmes telefonit.

“Është e dhimbshme që Thaçi të kërkojë bashkëpunim me opozitën përmes telefonit, kur ka kohë që ne kërkojmë seanca që të diskutohet për çështjet nacionale të vendit. Thaçi nuk ka legjitimitet, ne nuk e njohim atë. Thaçi tha se do të ketë marrëveshje të vështira dhe sa herë thuhet kështu, kjo shkon në dëm të Kosovës”, tha Kadaj Bujupi, në Info Magazine të Klan Kosovës.

Deputetja Kadaj-Bujupi ka shprehur edhe shqetësimin e saj se çfarë do të përfshihet në dialogun me Serbinë.


“Unë druaj se edhe Trepça do të hyjë në bisedimet me Serbinë”.

Ajo ka folur edhe për rolin që ka pasur opozita gjatë tërë kësaj kohe.

“Mos të harrojmë se kemi pezulluar një marrëveshje të dëmshme për Demarkacionin. Kemi arritë të pezullojmë edhe marrëveshjen për Zajdenicën për të cilën foli edhe Gjykata Kushtetuese. Krejt kjo ka ndodhur shkaku i opzoitës, por edhe shkaku i zërave konstruktiv nga partitë tjera. Kjo frymë e bashkëpunimit do të ishte e mirëseardhur”.

“Ne duhet të kemi debat të brendshëm, duhet të kemi debat me serbët për integrimin e tyre, para se të shkojmë të nënshtrohemi para Serbisë”, tha ajo.

Dduke komentuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Kadaj-Bujupi ka thënë se ky dialog qysh nga fillimi i ka sjellë të këqija Kosovës.

“Nëse e rikapitullojmë dialogun prej vitit 2011, dialogu qysh se  ka filluar pa parime dhe pa platformë ashtu edhe ka vazhduar në të keqe të Kosovës”.

“Serbia nuk na njohu, nuk kërkoi falje, nuk i pranoi dëmet e luftës, nuk tha asgjë për të pagjeturit – Kosova në këtë rast ishte temë e dialogut, por nuk ishte asnjëherë palë e barabartë”, tha deputetja Kadaj-Bujupi. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori