Drejtori i Juventusit, Cristiano Giuntoli do të jetë në Romë këtë mbrëmje për të parë ndeshjen Itali-Belgjikë dhe do të jetë me fokus tek katër kundërshtarë të Azzurrëve, përfshirë Lois Openda dhe Ëout Faes.
Italia dhe Belgjika takohen në ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve në Romë këtë mbrëmje dhe Giuntoli do të jetë në tribuna për të mbajtur një sy në disa lojtarë.
Nuk është sekret që Juventusi ka nevojë për një sulmues rezervë për Dusan Vlahovic, pasi Arkadiusz Milik së fundmi iu nënshtrua një operacioni dhe pritet të qëndrojë jashtë fushës për disa javë.
Sipas Gazzetta dello Sport, Giuntoli do të monitorojë nga afër yllin e RB Leipzig, Openda, një lojtar që Juventusi tashmë e njeh pasi është takuar në Ligën e Kampionëve javën e kaluar.
❗Giuntoli will attend Italy vs Belgium today to watch some Belgian players:
– Faes
– Debast
– Lukebakio
– Openda— Forza Juventus (@ForzaJuveEN) October 10, 2024
Dodi Lukebakio i Sevillas raportohet të jetë një tjetër sulmues belg në agjendën e Zonjës së Vjetër. Një sulmues i gjithanshëm, 27-vjeçari mund të luajë si sulmues anësor ose qendërsulmues.
Juventusi gjithashtu ka nevojë për një qendërmbrojtës të ri në janar për të zëvendësuar të dëmtuarin Gleison Bremer.
Përveç mbrojtësit me përvojë Skriniar, tani në PSG, Juventus po monitoron gjithashtu Wout Faes të Leicester City dhe Zeno Debast, një qendërmbrojtës 20-vjeçar nën kontratë me Sporting Lisbona. /Telegrafi/