Jurgen Klopp është duke insistuar në transferimin e anësorit të Wolverhampton Wanderers, Adama Traore.
Lojtari spanjoll ka shpërthyer te Ujqit dhe trajneri gjerman e pëlqen lojën e tij fizike dhe të shpejtë.
Përkundër muskujve të zgjeruar, Traore zhvillon një lojë të shpejtë dhe vështirë ndonjë kundërshtar mund të arrijë në nivelin e tij.
Klopp njihet si një trajner që i pëlqen shumë kundërsulmet dhe spanjolli përmbushë kërkesat e gjermanit.
Sipas mediave në ishull, Liverpooli duhet të paguajë deri në 35 milionë euro për t’i marrë shërbimet e Traores.
Wolves nuk do të lejojnë largimin e lojtarit nën këtë shumë, derisa në verën e kaluar Liverpooli transferoi edhe Diogo Jotan nga ta. /Telegrafi/