Jennifer Lopez është 48 vjeçe, por këtë nuk e tregon trupi saj, dukja dhe performanca në skenë (Foto/Video)

Jennifer Lopez me vite të tëra konsiderohet si një prej femrave më atraktive në industrinë e filmit dhe muzikës.
Ndërsa ajo kujdeset që në evenimente të ndryshme apo në shfaqjet e saja në koncerte të vë në pah figurën mbresëlënëse.

Edhe pse tashmë është 48-vjeçare, J.Lo ka treguar se akoma nuk e ka humbur bukurinë dhe atraktivitetin gjatë një performance në Staples Center të Los Angelesit.
Aktorja dhe këngëtarja ishte kujdesur që veshja e saj t'ia tregonte format trupore.

Kostumi që kishte veshur bënte që edhe të pasmet edhe gjoksi i Lopezit të viheshin në pah.
Gjatë paraqitjes para fansave, si gjithmonë, J.Lo tregoi edhe aftësitë e saja në vallëzim.

Ndërsa në skenë, atë e shoqëroi edhe ekipi i valltarëve që e bënte performancën shumë më të kompletuar. /Telegrafi/



































































